Brukseli Gjithcka ne doren tuaj

Në vizitën e parë në Bruksel si president i Republikës, Bujar Nishani u takua fillimisht me presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy, me të cilin biseda u fokusua mbi ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe rolin e vendit në rajon.
“Unë përsërita dëshirën time për të parë Shqipërinë të bëjë progres në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është tashmë e rëndësishme që reformat politike të vijojnë. Inkurajoj qeverinë dhe opozitën të shfrytëzojnë së bashku këtë shans, për të arritur rezultate konkrete në adresimin e 12 kritereve kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit”, deklaroi Van Rompuy, i cili vuri theksin edhe në pikat më të rëndësishme.
“Respektimi i shtetit të së drejtës, përfshirë luftën kundër Nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen evropiane të vendit, por progresi konkret varet krejtësisht nga Shqipëria dhe nga performanca e saj për të dhënë rezultate në fushat kyçe
Herman Van Rompuy
President i Bashkimit Evropian korrupsionit dhe krimit të organizuar, është thelbësor. Dhe unë mirëpres angazhimin e fortë të presidentit për reformën e gjyqësorit”, theksoi presidenti i BE-së.
Van Rompuy përsëriti se integrimi evropian duhet të jetë një përpjekje reale kombëtare, një projekt gjithpërfshirës dhe se për suksesin e vendit është thelbësor një dialog politik i qëndrueshëm dhe konstruktiv. Nga ana e tij, presidenti Nishani raportoi për situatën politike, ekonomike dhe për reformat në vend.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi arritur shumë, ashtu siç jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që mbeten para nesh, si dhe për nevojën për të përforcuar edhe më tej arritjet e deritanishme, si dhe për të punuar fort për standarte më të larta. E sigurova presidentin Van Rompuy për angazhimin tim të fortë si president i Shqipërisë, për të bërë më të mirën, për të kontribuar për përforcimin e frymës konstruktive të bashkëpunimit”, deklaroi Nishani.
Presidenti i BE-së deklaroi se nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen evropiane të vendit, por progresi konkret varet krejtësisht nga Shqipëria dhe nga performanca e saj për të dhënë rezultate në fushat kyçe. Vlerësimet e Komisionit për këtë, në progres-raportin e 10 tetorit, do të diskutohen nga vendet anëtare në Këshillin Evropian të muajit dhjetor.
Barroso: Statusi është i mundur, bëni reformat
Ndërkohë, pas konferencës me Van Rompuy, presidenti Nishani zhvilloi një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, nga i cili mori të njëjtin mesazh.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Barroso deklaroi se Shqipëria ka mundësi për të marrë statusin e kandidatit, por nënvizoi se varet nga vetë ajo nëse do të përparojë me reformat.
“Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE-së, por duhet të vazhdojë angazhimin për sfidat që kanë mbetur. Gjithçka është në dorën tuaj deri në marrjen e progres-raportit”, ka thënë Barroso.
Ndërsa Nishani nga ana e tij bëri premtimet e zakonshme që bëjnë politikanët shqiptarë në Bruksel, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Informova presidentin Barroso për arritjet me reformat, në veçanti me Kodin Elektoral, si dhe me hapat konkretë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë si president do të jap maksimumin në mënyrë që Shqipëria të arrijë progres”, tha Nishani.
“Gjithashtu, sigurova presidentin Barroso se Shqipëria do vazhdojë të kontribuojë për fqinjësinë e mirë dhe vendosjen e paqes në rajon”, vijoi ai.