Brukseli: Koha për miratimin e Ligjit Zgjedhor Proporcional
Përfaqësues të Parlamentit Evropian u bënë dje thirrje homologëve të Kuvendit të Shqipërisë që të japin kontributin që të ecet përpara me reformën zgjedhore, në mënyrë që vitin e ardhshëm të zhvillohen zgjedhje demokratike. Në takimin ndërparlamentar BE-Shqipëri, ministrja shqiptare e Integrimit, Majlinda Bregu, dha garancitë e mazhorancës për angazhimin e të gjithë faktorëve politikë, por edhe të kabinetit qeveritar, në këtë drejtim. “Ajo që qeveria ka detyrim është sigurimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne jemi të detyruar dhe të angazhuar për të plotësuar të gjitha detyrimet”, ka pohuar ministrja Bregu. Por nga ana tjetër tepër skeptik është shprehur kreu i LSI Ilir Meta, i cili theksoi se qeveria ka zvarritur proceset kryesore për përmirësimin e infrastrukturës së zgjedhjeve. “Vetë fakti që komisioni parlamentar për reformën zgjedhore nuk funksionoi dhe zvarritja që po i bëhet hartimit të kartave të identitetit janë shenja që proçesi po pengohet qëllimisht. Jemi përpara fenomenit të Dushkut, ku për reformimin e barazisë së votës do të shkojë me sistem rajonal”, ka deklaruar Meta.
Asambleja Parlamentare e KE-së, debat mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Evropë/Funksionimi i Institucioneve Demokratike në Evropë ishte debati më i rëndësishëm i sesionit të Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, që po zhvillohet në Strasburg nga data 23-27 qershor. Ky debat u drejtua nga deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht zv/ Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Debati mbi “Funksionimin e Institucioneve Demokratike në Evropë” ishtë më i rëndësishmi i sesionit aktual të Asamblesë, pasi në të u shqyrtuan çështjet kryesore të demokracisë në vendet anëtare të KE-së, siç janë ndarja e qartë e pushteteve ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, mirëfunksionimi dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë, zgjedhjet demokratike dhe reforma zgjedhore, demokratizimi i partive politike dhe transparenca e fondeve të tyre, lufta kundër korrupsionit si dhe krimit të organizuar, media e lirë dhe e pavarur, si dhe decentralizimi i qeverisjes lokale dhe asaj rajonale.
Debatin lidhur me luftën kundër korrupsionit, e përshëndeti dhe z. Miklos Marshall, Drejtor për Evropën dhe Azinë i “Transparency International”, i cili e njohu Asamblenë me nivelin e korrupsionit në vendet anëtare të KE-së. Ai dha opinionet i tij lidhur me luftën kundër korrupsionit, fenomen ky shkatërrues për vendet në tranzicion. Deputeti Biberaj drejtoi dhe debatet “Raporti i monitorimit të KE-së për periudhën prill 2007-qershor 2008” dhe “Integrimi demokratik i emigrantëve në shoqërinë evropiane”