Brukseli: Shqiperia po shkel MSA-ne

Ne raportin e progresit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, thuhet ne menyre eksplicite se “taksa e ndotjes per makinat e importuara nuk eshte ne perputhje me Marreveshjen e Stabilizimit dhe Anetaresimit”.
“Kjo çeshtje eshte diskutuar ne shume raste gjate vitit te fundit dhe qeveria shqiptare ka premtuar shume here marrjen e masave per heqjen e takses, por ka hezituar per shkak te te ardhurave te konsiderueshme te buxhetit nga kjo takse”, tha nje burim i mirinformuar.
Shqiperia nenshkroi nje marreveshje te tregtise se lire me Bashkimin Europian si pjesa me e rendesishme e Marreveshjes se Stabilizimit dhe Anetaresimit, e cila hyri ne fuqi me 1 prill te vitit 2008.
Sipas kesaj marreveshjeje, diskriminime te tilla te importuesve te makinave te perdorura jane te paligjshme.
Si rregull, komisioni nuk shqetesohet per masen e taksimit te nje malli, por konsideron si shkelje te marreveshjes kur i njejti mall taksohet me standarde te ndryshme.