Bruni pritet te linde se shpejti

CARLA BRUNI
Gjithcka duket te jete gati ne kliniken La Muette ne Paris ku pritet qe Zonja e Pare e Frances Carla Bruni te sjelle ne jete femijen e saj me Presidentin Sarkozy.
Per te pritur femijen e ciftit presidencial jane prenotuar kater dhoma te medha apartamenti ne sherbimin e maternitetit dhe ne kliniken La Muette e cila ndodhet ne lagjen elegante XVI ne lindje te Parisit prane rezidences se Carla Brunit. Klinika ne fjale nuk ka qene kurre kaq e zaptuar nga mjeket dhe kaq ne vemendje. Edhe personeli ka marre keshilla speciale per te pritur sa me mire Zonjen e Pare te Frances. Carla Bruni do te zere nje prej kater dhomave te apartamentit te cilat jane me te bollshme se dhomat e zakonshme por jo me luks te tepruar shpjegon njeri prej mjekeve te klinikes. Tri dhomat e tjera prane vendit ku do te akomodohet Carla Bruni jane prenotuar nga personat qe do te merren me sigurine e Zonjes se Pare te Frances.