Buffon krenar që ngriti trofeun e 29-të
Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka ngritur për herë të parë kupën si kapiten i Juventusit dhe sigurisht se është ndjerë i emocionuar.
Sezonin e kaluar ishte Alessandro Del Piero ai që ngriti trofeun pasi ishte kapiten, por pas largimit të tij shirtin e mori Buffon dhe kështu i takoi atij ta ngrinte kupën e 29-të pas barazimit ndaj Cagliarit në Olimpico të Torinos.
Jam i lumtur që jam i rëndësishëm për ekipin dhe për tifozët. E ardhmja? Nuk marr parasysh klube të tjera. Kur të fitoni dy vite rresht, do të thotë se keni shumë lojtarë të rëndësishëm përreth dhe jeni kapiten i tyre. Ne kemi njerëz si Vidal, Chielini, Marchisio dhe Bonucci që janë të klasit botëror.
Jam i sigurt se Conte do të qëndrojë, pasi atij i rrjedh gjaku i bardhezinjëve në vena. Që të fitojmë Ligën e Kampionëve, duhet të përmirësohemi dhe këtë do ta bëjmë sezonin e ardhshëm, kur do të tentojmë të fitojmë tripletën, ka potencuar Buffon.