Bugajski interviston RamenShqiperia ja si do te Rilinde
Drejtori i New European Democracies Project Janush Bugajski ne nje cikel emisionesh per televizionin AS intervistoi liderin e Partise Socialiste Edi Rama. Kryetari i opozites foli per problemet e demokracise ne vend problemet e renda te qeverisjes 21 janarin por dhe mbi vizionin e Partise Socialiste dhe te programit te saj per nje Rilindje shqiptare me synimin per te bere pjese ne familjen e madhe evropiane.
Po filloj me nje pyetje e cila paraqet nje interes te vecante ne SHBA dhe BE. Duke marre parasysh akuzat e vazhdueshme te opozites per manipulim me zgjedhjet centralizimin politik si dhe te shtenat kunder demostruesve... Sic i pame ngjarjet tragjike vitin e kaluar... Ideja qe Shqiperia nuk eshte nje vend plotesisht demokratik apo qe eshte nje demokraci e rastesishme dhe ka shume mundesi te jete nje demokraci e deshtuar... Si do pergjigjeshitndaj ketyre konstatimeve
Rama Do te thoja se Shqiperia eshte nje demokraci jo funksionale. Kjo eshte vertetuar jo vetem nga ngjarjet qe ju permendet por edhe ne jeten e perditshme te qytetareve. Jo vetem persa u perket institucioneve qeveritare por edhe persa i perket jetes se perditshme Shqiperia eshte nje demokraci jo funksionale.
Jo funksionale nenkupton qe ajo ka qene nje vend demokratik dhe tani nuk po permbush dot pritshmerite e saj fillestare apo eshte kjo pjese e fazes se rritjes ne periudhen post komuniste
Mendoj se 20 e ca vjet jane shume per te thene se kjo eshte pjese e rritjes apo e rruges drejt nje demokracie funksionale. Mendoj se Shqiperia ka patur dhe vazhdon te kete liri por kjo liri eshte kercenuar here pak dhe here shume gjate ketyre 20 viteve. Pra nuk mund te them se vendi ka qene nje demokraci funksionale
dhe tani ajo eshte jo funksionale. Por pa dyshim mund te them se ka qene nje demokraci shume me funksionale se sa eshte tani.
Kush eshte pergjegjes per kete
Nese marrim ne konsiderate te gjithe procesin dhe te gjithe shoqerine apo te gjithe spektrin politik mund te jete nje pergjegjesi e ndare duke filluar nga qytetari i thjeshte e duke vazhduar me te gjithe te tjeret me lart. Por nese e trajtojme si pjese te nje rruge te ndjekur sic e thashe edhe me pare ne nuk mundem te ndertonim nje demokraci funksionale dhe tani po perballemi me degradimin e asaj qe kemi patur me pare. Por sigurisht pergjegjesia eshte plotesisht e qeverise.
Ne emisionin tim te pare intervistova kryeministrin dhe ai mendonte se opozita po planifikonte njefare grushti shteti ne ngjarjet e 21 janarit. Si do ti pergjigjeshit kesaj akuze dhe a do merrnit ju dhe PS ndonje pergjegjesi per ngjarjet tragjike te 21 janarit
Mendoj se nje vit mjafton per te vertetuar njerin apo tjetrin variant. Provat po bertasin per te treguar pergjegjesine e qeverise vrasjet e njerezve si dhe ate qe po ndodh me procesin e hetimit. Fale qeverise amerikane dhe FBI-se ai ka bere nje perparim te konsiderueshem por ne te njejten kohe eshte penguar egersisht nga qeveria. Nga ana tjeter po demonstrata u shoqerua ne disa rruge nga dhuna e cila ishte kryesisht nje reagim ndaj provokimit te panevojshem te forcave te policise. Por hetimi ka perparuar edhe ne kete drejtim. Shume protestues jane hetuar jane paditur dhe madje jane ndeshkuar por nuk ka asnje prove per te besuar variantin e kryeministrit. Varianti i kryeministrit eshte nje fotokopje e keqe e asaj qe kemi degjuar ne kohen e regjimit te vjeter per forcat e brendshme qe perpiqen te sabotojne partine e lavdishme komuniste dhe qeverine e saj.
A do ti pranoni rezultatet e procesit te hetimit
E kemi ndjekur procesin dhe deri diku dyshuam se ai ishte i njeanshem. Pra po hetoheshin dhe po nxirreshin ne gjyq vetem protestuesit. Por edhe gjate asaj periudhe nuk reaguam politikisht per te penguar apo ndaluar hetimin. Sot mund te themi me krenari se pranuam edhe kerkesen e kryeprokurores per te vijuar hetimin duke kerkuar heqjen e imunitetit per 3 nga anetaret tane ne parlament. Do ta bejme kete edhe per te tjere nese do te jete e nevojshme. Per ne kjo ceshtje lidhet me te verteten vetem te verteten dhe asgje tjeter pervec te vertetes.
Perpara se tju pyes pak me shume per PS me lejoni tju pyes per kualifikimin e Shqiperise apo mungesen e tij per tu bere pjese e BE. Ne lidhje me problemet qe ju permendet shume zyrtare evropiane akuzojne te dyja partite per perfshirje ne politike partizane ne nxitjen e polarizimit...Si do tu pergjigjeshit ketyre akuzave
Nuk kam qene kurre i kenaqur me kete gje sepse nuk mendoj se termi pergjegjesi e perbashket mund te perdoret
per ti barazuar pergjegjesite. Sigurisht sic e thashe edhe me pare ne nje proces te tille i cili eshte nje proces historik madhor dhe i cili lidhet me ndryshime dramatike per nje shoqeri si tonen te gjithe kane pergjegjesite e tyre madje edhe nje qytetar i thjeshte. Por askush nuk mund te pretendoje se kjo pergjegjesi eshte ne te njejtin nivel. Qeveria eshte pergjegjesi kryesor dhe qeveria duhet te konsiderohet pergjegjese per kete vonese dhe per deshtimin e disate te Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat.
Persa i perket kualifikimit per ne BE presupozohet se ju duhet te bashkepunoni ne parlament me koalicionin qeverises per te ecur perpara me ligjet apo vendime te tjera jetesore per kualifikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat...
Sigurisht por sic tregon pervoja e vende te tjera te cilat kane dale nga nje e shkuar komuniste... Ashtu sic e tregon mjaft mire pervoja juaj ne Amerike... Kur behet fjale per te krijuar konsensus dhe per ta bere opoziten pjese te lojes eshte maxhoranca ajo qe perpiqet shume per te gjetur menyrat per te bere kompromis. Pra nese shohim perpjekjet e Presidentit Obama ne kete drejtim i cili perpiqet ta binde palen tjeter te votoje projekt-ligjet e tij ky eshte shembulli me i mire qe ti nuk duhet te mbash pozicionin tend dhe te thuash Une mund te bej gjithcka sepse opozita nuk do te marre pjese. Kjo eshte e pamundur dhe nuk eshte aspak menyra se si duhet te shihen gjerat. Politika eshte arti i kompromisit. Dhe sigurisht kompromisi eshte arti i atyre qe kane pushtetin dhe jane te gatshem te bejne dicka me te duke i ndare pergjegjesite.
Me lejoni tju pyes me specifikisht per PS. Pse duhet ta mbeshtesin shqiptaret PS ne zgjedhjet e ardhshme Pra nga ndryshon programi juaj nga ai i partise tjeter vecanerisht nga ai i PD
Pike se pari sipas kendveshtrimit tim personal shqiptaret duhet ta heqin qafe kete qeveri sepse sot ata jane me pak te sigurt
ne jetet e tyre personale. Mjafton te shohim shifrat ne rritje te nivelit te kriminalitetit per te kuptuar se sot ne Shqiperi askush nuk mund te jete i sigurt. Se dyti te gjithe po vuajne pasojat e politikave te gabuara dhe dobesimin e institucioneve shteterore ne jetet e tyre familjare. Gjithashtu sepse sot shqiptaret mund te blejne me pak dhe ata duhet te paguajne me shume. Pra ne pergjithesi ne aspektin politik social dhe ekonomik keto jane te gjitha arsye per te thene se kjo qeveri ka deshtuar. Ne kemi nevoje per ndryshim per nje politike te re kemi nevoje per nje qeveri te re dhe nje fillim te ri me nje sjellje krejtesisht ndryshe kundrejt qytetareve institucioneve Kushtetutes dhe ligjeve dhe sigurisht me politika te ndryshme dhe novatore. Ne programin tone te cilin e kemi quajtur Nje Rilindje Shqiptare ne perpiqemi te trajtojme prioritetet e cdo familjeje te cdo shqiptari te thjeshte permes politikave qe do te ndryshojne ne menyre rrenjesore aspekte te rendesishme duke filluar nga nevoja per rishperndarje te barres qe njerezit jane te detyruar te ndajne sot persa u perket taksave. Pastaj do te vazhdojme me politika te reja ekonomike me me shume investime gje qe do te krijoje me shume vende pune me nje sistem shendetesor ndryshe dhe me siguri me nje sistem arsimi ndryshe.
Vecanerisht persa u perket taksave cili eshte propozimi juaj
Ne mendojme se taksa e sheshte eshte nje abuzim i paster.
Gjithashtu mendojme se eshte absolutisht e padrejte qe ai qe fiton me pak te paguaje me shume dhe ai qe fiton me shume te paguaje me pak. Pra ne duam te prezantojme nje takse progresive dhe duam tu japim te gjitheve mundesine per te kontribuar ne baze te te ardhurave te tij apo saj. Pra jo me nje takse te sheshte e cila ne fakt shton pabarazine dhe eshte nje burim polarizimi te cilin Shqiperia nuk mund ta duroje.
Mund te kthehemi serish tek programi por dua tju bej nje pyetje tjeter per partite politike perfshire partine tuaj. Shpesh ne Uashington me pyesin se si funksonojne partite politike ne Shqiperi Sa demokratike jane keto parti Cilet jane deputetet dhe lideret e ketyre partive Si do tu pergjigjeshit ketyre pyetjeve
Mendoj se keto pyetje mund te marrin pergjigje te ndryshme por duke qene se ato vijne nga Uashingtoni do tu pergjigjesha ketyre pyetjeve ne menyre te drejtperdrejte duke thene se nuk ka asgje ndryshe nga Partia Republikane aktuale apo Partia Demokratike sigurisht nese behet fjale per Partine Socialiste. Sigurisht ka ndryshime mes partive ne vend. Te gjithe e dine
se ne PS ne kemi mundesi ti permiresojme mekanizmat demokratike. Mund te permiresojme komunikimin mes anetareve te partise ne te gjithe nivelet. Por sigurisht kemi nje parti ku kushdo mund te thote ate qe mendon. Kemi nje parti e cila i ofron medias debatet e saj te brendshme. Ne anen tjeter kemi nje parti ku ekziston vetem nje person dhe nga ku nuk ka me lajme te reja prej shume kohesh.
Pra po beni nje dallim mes socialisteve dhe demokrateve persa i perket organizimit te brendshem
Nuk e bej une kete dallim ate e dine te gjithe. Te gjithe e shohin te gjithe e prekin prej shume kohesh. PS ka ne ADN-ne e saj nevojen per nje debat te brendshem. Problemi yne eshte se duhet ta permiresojme ate dhe ta perdorim ne interesin me te mire te njerezve. Ndonjehere kjo rrjedhe merr nje drejtim jo shume interesant per njerezit dhe jo te rendesishem per vete shoqerine. Ky eshte problemi yne.
A mendoni se ka nje perfshirje te mjaftueshme te publikut ne debatet politike
Nuk mendoj keshtu. Fatkeqesisht kjo eshte nje nga shenjat e keqija te cilen mund ta shohe dhe mund ta ndjeje kushdo pas 6 vjetesh me qeverine e zotit Berisha. Nese krahasojme niveline pjesemarrjes se shoqerise civile dhe individeve ne debatin publik me ate te 6 viteve me pare ato nuk mund te krahasohen. Nese krahasojme menyren se si rinia angazhohej 6 vjet me pare per te promovuar ndryshimin dhe nese shohim boshllekun e krijuar
per shkak te sjelljes qe qeverise e cila ushtron frike dhe presion nuk ka mundesi krahasimi. Mendoj se ajo qe na mungon gjithnje e me shume eshte pikerisht pjesemarrja e publikut ne debat apo pjesemarrja e autoriteteve te tjera jashte partive politike.
Jam ne dijeni se PS eshte mjaft aktive ne median sociale ne Facebook apo Twitter.
Po.
Une kam dyshimet e mia per efikasitetin e transmetimit te programeve te nderlikuara politike permes mesazheve te castit. Si e konsideroni median sociale dhe ndikimin e saj ne politiken shqiptare
Ajo nuk mund ta zevendesoje menyren tradicionale te komunikimit por mund te jete nje vlere e re mjaft e cmuar.
Une mendoj dhe faktet po vertetojne se ajo eshte e thjeshte nuk ka kosto dhe eshte shume e shpejte nese ti do te japesh nje mesazh. Sigurisht nuk behet fjale per nje program politik por mund te jete nje thenie per nje moment te caktuar te dites.
Nje pyetje qe lidhet me kete mund te jete... Nese shohim spektrin politik ne Shqiperi vecanerisht levizjet dhe partite e reja qe po krijohen cili eshte mendimi juaj per Aleancen Kuq e Zi A mund te behet kjo levizje nje force e rendesishme politike A mund te terheqe ajo disa nga keta te rinj te cilet jane te lodhur me strukturen politike mbase te lodhur me te dyja partite politike A duhet te tregojme kujdes per kete levizje
Fillimisht mendoj se kjo levizje vjen si shprehje e zemerimit dhe pakenaqesise ndaj pales se djathte por eshte gjithashtu nje levizje qe mund te terheqe te rinjte qe nuk kane nje pike referimi. Sic e thashe debati publik varferohet dite pas dite
presioni shtohet dite pas dite frika nga pasojat ne jeten e cilitdo po shtohet dite pas dite. Nuk me pelqen qe shqiptaret ta fillojne kete udhetim per shkak te mungeses se alternativave dhe per shkak te zemerimit. Ne e dime mjaft mire cfare mund te sjelle ky zemerim. Po ekziston nje mundesi por une e shoh kryesisht si pakenaqesi dhe zemerim ndaj pales se djathte.
A ka nje element te mundshem nacionalist ne nje levizje te tille E thene ndryshe nje element qe mund te nxjerre ne pah ndjenja etno-nacionaliste mbase edhe ndenja ekspansioniste ndjenja merzie mes publikut shqiptar
Duhet ta pranojme se jetojme ne nje realitet i cili ka disa elemente te rinj. Ka elemente te rinj per te shprehur merzine
per te shprehur pakenaqesine per te shprehur deshiren per ndryshim. Pjese e ketyre elementeve te rinj eshte nacionalizmi. Sigurisht ekonomia nuk po ndihmon ne parandalimin e tij varferia nuk po ndihmon ne parandalimin e tij. Mungesa e perspektives per shume te rinj te papune apo te rinj qe do te perballen me punen pasi te mbarojne universitetet apo te ashtuquajturat universitete... Te gjitha keto jane nje ushqim i mire per kete element. Por une mendoj se alternativa gjendet diku tjeter. Alternativa eshte te ndryshojme pa harruar se Shqiperia duhet te behet pjese e Evropes. Evropa eshte destinacioni yne i perbashket. Ne duhet te jemi pjese e BE si anetare me te drejta te plota si qytetare evropiane te shkalles se pare. Pra jo qytetare evropiane dytesore. Sepse kjo shkon se bashku dhe pa njeren nuk mund te jete as tjetra.
Do kaloja tek BE por me pare po ju bej nje pyetje qe lidhet me te. Nje nga problemet qe e skualifikon Shqiperine nga nje pranim i ardhshem ne BE eshte perceptimi i nje niveli te larte te korrupsionit ne Shqiperi. A do thonit se situata po permiresohet apo eshte e kunderta A do thonit se qeveria nuk po e menaxhon situaten sic duhet apo ajo nuk po i jep rendesine e duhur ketij problemi Si do ta trajtonit ju kete problem nese do ishit kryeminister
Fatkeqesisht edhe pse une jam i njeanshem duke qene se jam lideri i opozites dhe merret si e mireqene qe une duhet te theksoj pikat e dobeta. Kjo eshte jo vetem pika me e dobet e aplikimit tone per statusin kandidat por eshte pika ne te cilen Shqiperia po shkon gjithnje e me poshte ne syte e komunitetit nderkombetar. Le ta harrojme per nje cast ate qe themi ne apo ate qe mund te themi dhe le te shohim ate qe thone te tjeret per ne
cfare thone te gjithe raportet duke filluar nga ajo cka thote progres-raporti i BE-se. Pra eshte jashte imagjinates se BE te pranoje dhe te mireprese nje vend ne te cilin njerezit vriten gjate nje proteste dhe ku nje zv.kryeminister kapet gje qe u pa nga te gjithe gjate nje episodi spektakolar korrupsioni. Dhe pastaj te shohesh si shkojne keto gjera ne gjyq. Ne fund te gjithe dalin te pafajshem. Pra BE nuk ka ndermend ta pranoje nje gje te tille. Per me teper eshte shume e rendesishme te shohim dhe te kuptojme se pa zgjedhje te lira dhe te drejta te cilat pranohen si te tilla edhe nga standardet nderkombetare kjo eshte shume e veshtire. Por kur ne i shohim te gjitha keto perpiqemi te kuptojme pse qeveria duhet te cenoje integritetin e zgjedhjeve Pse qeveria duhet te pergjigjet ne menyre te dhunshme duke vrare njerez Pse qeveria duhet te mohoje dhe pastaj te falsifikoje nje vendim mbi nje rast korrupsioni si ai qe sapo permenda Arsyeja per kete eshte shume e thjeshte. Sepse qeveria eshte aq shume e lidhur me korrupsionin sa nuk mund te veproje ndryshe.
A do thonit se PS nuk ka probleme te ngjashme
PS eshte ne opozite. Sigurisht ne kaluam ne opozite pasi ishim pjese e qeverise. Qytetaret e Shqiperise vendosen te na conin ne opozite sepse ata ishin te pakenaqur me menyren se si ne qeverisnim dhe korrupsioni ishte pjese e kesaj pakenaqesie. Por le te jemi te sinqerte nuk ka krahasim mes dy rasteve dhe ajo qe eshte me e rendesishme mendoj se sot ne i kemi marre mesimet tona kemi bere reflektimet tona kemi bere reformat tona te brendshme kemi perterire partine dhe e kemi pergatitur te perballet me sfiden e ndryshimit duke u perballur me sfiden e luftes efikase kunder korrupsionit. Per ta mbyllur kete pergjigje do thoja se te luftosh korrupsionin do te thote te krijosh nje vend me modern. Kjo do te thote te modernizosh institucionet do te thote te modernizosh mekanizmat qe nuk do lejojne askend te jete zot i fatit te njerezve te cilet trokasin ne dyert e shtetit per te marre ate qe u takon.
Mendoni se komuniteti nderkombetar vecanerisht SHBA-te dhe BE-ja duhet te perfshihet me shume ne luften kunder korrupsionit apo te ndihmoje Shqiperine ne luften e saj kunder korrupsionit Gjithashtu kjo vlen edhe per problemet e tjera qe ju permendet. Manipulimi i zgjedhjeve e me radhe...
Kjo eshte nje pyetje e veshtire.
Per kete jeni ketu...
Eshte pyetje e veshtire sepse ajo ka dy aspekte. Njera ane eshte ajo qe BE-ja dhe komuniteti evropian mund te kishin bere me mire. Jam i sigurt se disa gjera mund te ishin bere me mire. Nuk duhet te mbyllte syte apo te konsideronte si probleme relative
ato qe ne te vertete nuk jane te tilla. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme nuk jane nje problem relativ dhe problemet me zgjedhjet nuk mund te jene relative. Sepse pastaj duhet te perballemi me nje zinxhir faktesh te cilat shkojne njeri pas tjetrit
drejt degradimit te jetes institucionale. Kur dikush nje parti apo nje koalicion merr votat e tua edhe kur ti nuk ua jep atyre atehere ai mund te te beje ty cdo gje. Sepse sigurisht kjo nuk varet me nga ty dhe nga pushteti yt per ta ndryshuar situaten. Por ekziston edhe ana tjeter ku mendoj se komuniteti nderkombetar ka bere shume per Shqiperine. BE-ja eshte munduar shume ti beje shqiptareve te kuptojne se ata jane te mirepritur por kjo varet nga ata. Ne fund te fundit gjithcka varet nga ne gjithcka varet nga shqiptaret. Kjo jo per te vendosur se ku duan te shkojne sepse eshte e qarte se te gjithe duan te shkojne drejt Evropes dhe te gjithe duan qe Shqiperia te behet pjese e BE. Por si duhet te arrijme atje dhe me cilin ritem
Pavaresisht se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme...Jam i bindur se maxhoranca nuk do fitoje aq shume vota sa per te qeverisur. Jam i sigurt qe do kete nje koalicion. Do te kete nevoje per bashkepunim ne parlament. Me siguri do kerkohet nga te dyja palet kryesore te bashkepunojne per ceshtjet me te rendesishme. Ato duhet te bejne disa kompromise per programin evropian.
A do thonit tani perpara zgjedhjeve kurdo qe te mbahen ato se do jeni i gatshem te beni kompromise
Ne kemi fakte...Ne kemi fakte te cilat jane te qarta. Kur behej fjale per te ndihmuar dhe per te dhene kontributin tone per pranimin e Shqiperise ne NATO ne ishim ne opozite. Ne morem iniciativat dhe kembengulem per nje perpjekje te perbashket. Dhe ne ia dolem mbane. Pra sigurisht neser kur do te kemi shumicen e nevojshme per te qeverisur duhet te kemi nje maxhorance me te madhe per te marre vendime me te veshtira. Dhe sigurisht do te jemi gjithmone te gatshem te eksplorojme mundesine per te bashkepunuar me palen tjeter. Por jo sic po bejne ata tani duke thene Ne jemi ketu dhe nuk mund te bejme asgje sepse opozita nuk po voton ligjet. Jo. Por duke e kerkuar opoziten duke qene te hapur dhe duke e pyetur opoziten se si mund ti arrijme qellimet tona.
Me lejoni te kthehem tek nje pyetje e pashmangshme e ardhmja e Kosoves. Ju sapo jeni kthyer nga Prishtina. Ishit ne Kosove ne Luginen e Presheves dhe ne jug te Serbise. Sipas mendimit tuaj si mund te perparoje ky vend i ri duke marre parasysh kushtet e keqija ekonomike buxhetin e ulet progresin e ngadalte ne rrugen drejt institucioneve nderkombetare dhe kur lidershipi politik eshte kritikuar per disa nga problemet qe sapo diskutuam si pershembull korrupsion aftesi te kufizuara nje mbikeqyrje e huaj e tepruar Kam dy pyetje ketu. Fillimisht a mendoni se EULEX-i duhet ta perfundoje kete vit misionin e tij ne Kosove Pra EULEX-i misioni i ligjit dhe rendit... Dhe pyetja e dyte cila eshte zgjidhja afatgjate per Kosoven A do ta shihnit zgjidhjen e problemeve te brendshme dhe nderkombetare permes nje bashkimi te detyruar me Shqiperine
Fillimisht mund te them se ka qene nje udhetim i gjate per te fituar luften dhe gjithashtu do te jete nje udhetim i gjate per te fituar paqen persa i perket standardeve ekonomike mireqenies sociale dhe per te krijuar nje vend te mire per cdo qytetar kosovar.
Sigurisht eshte serish nje sfide per te modernizuar nje shtet te ri i cili nuk ka nje tradite. Kjo eshte nje sfide shume e madhe. Mendoj se nje pike shume e rendesishme na ben te ndihemi shume te sigurt. Banoret e Kosoves dhe drejtuesit e saj e kane te qarte se e ardhmja e tyre eshte ne Bashkimin Evropian. Duke qene pjese e kesaj axhende evropiane puna eshte me e lehte. Ti nuk duhet
te shpikesh ndonje gje thjesht duhet te fokusohesh tek perparesite te mesosh nga pervoja e vendeve te tjera dhe te besosh vertet se nuk ka asnje menyre tjeter pervec nje te ardhmeje evropiane per Kosoven sic eshte edhe per Shqiperine. Une besoj se pavaresisht problemeve pavaresisht mangesive pavaresisht lodhjes e cila ekziston si atje edhe ketu ata kane bere nje pune te jashtezakonshme. Nuk duhet te harrojme ku ishim disa vite me pare. Per nje shtet i cili eshte ende nje foshnje ata kane bere nje pune te jashtezakonshme. Jam i bindur se ata e dine cfare po bejne dhe jam i bindur se ata do ti perballojne sfidat me vullnetin e duhur me kurajo dhe zgjuaresi.
Po lidhjet me Shqiperine Pjesa e dyte e pyetjes sime.
Nuk mendoj se Shqiperia e madhe sic eshte perfytyruar nga ata qe nuk e lane shekullin e 21-te si nje mundesi... Une mendoj se shqiptaret se bashku pa kufij pa asnje lloj kufizimi nen qiellin e BE jane nje vizion dhe nje projekt shume real dhe i prekshem.
Pra jo per nje Shqiperi te madhe por po per ceshtje ekonomike dhe sociale
Absolutisht po dhe pertej kesaj. Nje Shqiperi e madhe ne te gjitha keto aspekte si pjese e nje rajoni qe eshte pjese e BE dhe pjese e nje epoke krejtesisht te re. Ne jetojme ne nje epoke tjeter. Pra nuk kemi me mure. Tashme vendet komunitetet dhe njerezit ndahen vetem nga rrjetat. Ne duhet te pershtatemi me kete dhe duhet ta shohim bashkimin e shqiptareve si pjese te kesaj epoke te re. Nuk duhet te kthehemi tek vizionet e vjetra te cilat ishin te kufizuara nga vete koha.
Sic e dini ka ende shume ceshtje te pazgjidhura. Probleme territoriale minoritetet etj. Ju vizituat Luginen e Presheves ku ka nje numer te konsiderueshem shqiptaresh. Nuk e di nese drejtues te tjere shqiptare e kane vizituar vendin. Na tregoni pak per kete Na tregoni si u pritet nga popullsia vendase nga autoritetet serbe dhe cili eshte mendimi juaj per problemet ne Presheve
Vizita ne Presheve ishte per mua nje moment shume i rendesishem. Kjo ndodhi per shkak te mirepritjes mjaft te ngrohte te njerezve. Binte debore dhe temperaturat ishin shume te uleta. Gjithashtu segregacionit prekes ne te cilin ata jetojne... Ndodhi mjaft natyrshem. Ne kete rajon ne duhet te mendojme per minoritetet si nje potencial i nje te ardhmeje te suksesshme. Duhet ti shohim ato si ura mes komuniteteve te ndryshme. Duhet ti shohim si probleme qe duhen zgjidhur duke kuptuar se ne fund te fundit minoritetet do jene gjithmone nje problem nese ata nuk trajtohen si te gjithe te tjeret. Por zgjidhja qendron pikerisht ne
trajtimin e tyre si gjithe te tjeret. Ne po pergatisnim nje propozim per te gjithe dhe tani jemi shume te bindur se ai eshte i nevojshem. Nje marreveshje e te gjithe vendeve te rajonit per trajtimin e minoriteteve sipas cdo standarti te BE-se. Te mos harrojme se kohet e fundit janarin e kaluar parlamenti evropian theksoi fort gjendjen e shqiptareve ne Presheve. Ata theksuan se kjo eshte e papranueshme. Por ne te njejten kohe ai nuk eshte i vetmi minoritet. Kemi minoritetin serb diku tjeter dhe kemi minoritete te tjera kudo. Pra keto minoritete mund te jene zgjidhja e duhur per nje te ardhme me te ndritur te rajonit nese rajoni angazhohet ti trajtoje ato si burimin e zgjidhjes. Ato nuk duhet te vazhdojne me segregacione apo politika qe kane deshtuar.
Si do ti pergjigjeshit propozimit qe degjojme nga Brukseli dhe Prishtina per shkembime territoriale E thene ndryshe veriu i Kosoves ne kembim te Lugines se Presheves
Pike se pari une mendoj se ne duhet te qendrojme pas lidershipit kosovar pas banoreve te Kosoves por ne nuk duhet te nderhyjme kurre me ndonje menyre qe mund ta demtoje te drejten e tyre dhe njekohesisht detyren e tyre. Se dyti mendoj se nga njera ane Kosova eshte nje shtet i ri. Ai eshte nje vend me nje territor te percaktuar. Ndaj integriteti i shtetit te Kosoves nuk mund te jete objekt debatesh apo formulash te mundshme kompromisi. Ne fund kjo nuk do conte asgjekundi.
Pse
Sepse nuk mund ti zgjidhesh problemet duke shkembyer territore. Problemi qendron se si te gjitha keto komunitete keto grupe etnike te gjitha keto shtete do te kalojne ne shekullin e 21-te dhe se si se bashku do te behen pjese e BE-se. Si do te jete
jeta ne kete rajon e njejte me ate te cdo rajoni tjeter ne Evrope Dhe si do ti kaloje brezi i BE-se te gjitha keto probleme dhe pengesa te cilat percaktohen nga historia dhe nga muret e vjeter te cilet nuk jane kufij te thjeshte por jane edhe kufij te mendjes.
Dukeni shume optimist per BE. Ka shume njerez ne BE dhe Amerike te cilet jane pesimiste per te ardhmen e afert te BE-se. Eshte nje pyetje shume specifike. Ia bera kete pyetje edhe kryeministrit ne emisionin tim te pare. Duke marre parasysh krizen e borxheve recesionin e mundshem problemet qe shihen ne vende si Greqia mbase ne te ardhmen ne Portugali Itali dhe vende te tjera a ia vlen te behesh pjese e BE Cili do ishte mesazhi juaj per shqiptaret Dhe se dyti a mendoni se vendet e BE-se duan qe Shqiperia te behet pjese e saj
Nje pyetje shume e nderlikuar. Ju falenderoj shume qe po me vini ne nje pozite kaq te veshtire
Eshte kenaqesi...
Kjo pyetje perfshin ceshtje te ndryshme. Pike se pari amerikanet mund te jene pesimiste edhe per Shtetet e Bashkuara por shqiptaret jo apo te tjeret jo. Ju jetoni ne vendin me te mire
per cilindo qe deshiron te jetoje ne nje demokraci te lulezuar. Sigurisht qe keni probleme sigurisht duhet te perballeni me sfida dhe here pas here duhet te ndryshoni perqasjet politike. Por nuk mendoj se kjo mund te dobesoje ne cfaredo menyre ate qe Shtetet e Bashkuara jane. E njejta gje vlen per Evropen. Situata mund te jete pak ndryshe sepse nga njera ane BE-ja po perballet me limitet e saj duke e humbur deri diku ekuilibrin mes shpirtit burimit frymezues qe e beri te mundur lindjen e ketij vizioni te mrekullueshem te botes. Gjithashtu fokusimi i tepert tek monitorimi financiar eshte baza burokratike e unionit. Kjo krize eshte nje mundesi shume e mire per te kuptuar ate qe nevojitet pertej aspektit financiar per te ripercaktuar shpirtin e tij per ti dhene unionit ate qe i mungon nga vizioni i themeluesve te tij.
Pjesa tjeter e pyetjes lidhet me ne. Sigurisht qe nuk ka zgjidhje dhe mundesi tjeter. Nuk behet fjale te shkosh ne nje stacion te ulesh te harxhosh sa me shume para te mundesh dhe te digjesh sic po ndodh me greket. Behet fjale per ndertimin e nje cope te Evropes ne vendin tone. Behet fjale per transformimin e Shqiperise ne nje ekonomi te lulezuar mes ekonomive evropiane. Behet fjale per transformimin e Shqiperise ne nje vend ku njerezit mund te marrin sherbim shendetesor arsim nje vend pune dhe mund te jetojne jetet e tyre pa u ndjere te perjashtuar pa u ndier te lene pas mureve por duke qene pjese e gjithckaje. Per ta thene shkurt mendoj se BE per Shqiperine nuk eshte thjesht nje qellim por eshte nje menyre te qeni nje menyre jetese e cila duhet te jete ndryshe nga situata aktuale.
Pyetja ime e fundit. Do doja te kishim me shume kohe. Gjithmone nuk ka kohe te mjaftueshme. Si e shihni rolin e Amerikes jo vetem ne Shqiperi por edhe ne rajon A duhet ajo te vazhdoje te luaje nje rol te rendesishem apo duhet tua kaloje pergjegjesine evropianeve
Ju e njihni Shqiperine prej nje kohe shume te gjate dhe ju e dini se jeni ne vendin me pro-amerikan...
Ne jug te Polonise. ...
... ne vendin me pro-amerikan ne rajon dhe me pro-amerikan se shume shtete amerikane. Pasi kam thene kete mendoj se pa Shtetet e Bashkuara jo vetem rajoni nuk do kete te njejten pamje si sot por Shqiperia nuk do ishte ajo qe eshte sot persa i perket lirise apo disa masash sigurie te cilat ekzistojne ne trysnine ne rritje te nje qeverie qe nuk po pershtatet me vlerat dhe parimet qe Amerika promovon apo qe BE misheron. Pra nuk e shtroj pyetjen nese ketu duhet te jene Shtetet e Bashkuara apo BE. Une mendoj se pa pranine e Shteteve te Bashkuara Shqiperia dhe Kosova evropiane nuk jane te mundura.
Edi Rama te falenderoj per kete interviste.
Faleminderit
Jam i bindur se do takohemi serish per te diskutuar mbi politiken dhe ceshtjet boterore.
Faleminderit serish Do kemi zgjedhje ne te ardhmen ndaj me siguri do kthehem.
Faleminderit qe ishit me mua