Bujar Nishani merr detyren ne krye te shtetit

Betohet me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikes zoti Bujar Nishani.
"Betohem! Zoti më ndihmoftë!", ishin fjalet e para te zotit Nishani si kreu i ri i vendit.
Presidenti Nishani, ne fjalen e rastit ne podiumin e Kuvendit shprehu
kenaqesine per marrjen e postit pikerisht ne 100-vjetorin e Pavaresise.
"Shqiperia ka mjaft sfida qe duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u perket
institucioneve tona. Presidenti i Republikes ka nje angazhim te
rendesishem per te realizuar reformen ne fushen e drejtesise. Per fat te
keq ka nje raport te theksuar mosbesimi mes qytetareve dhe sistemit te
drejtesise. Vendosja e ketij besimi do te jete hapi me i mire", tha
Nishani.
Kreu i ri i vendit konfirmoi te gjithe vullnetin dhe gatishmerine per te qene nje partner i sinqerte per maxhorancen dhe opoziten. "Institucioni i Presidences do t'i kete te hapura dyert si per maxhorancen, ashtu edhe per opoziten, per shkembimin e pikepamjeve ne interes te vendit.Qellimi yne eshte i njejte, ta bejme vendin tone me te mire, ta bejme jeten e qytetareve tane me te qete, me njerezore dhe me te qete", u shpreh Nishani. PresidentiOlldashi: Nishani ka vendosur piketat e duhuraOrët e fundit në Presidencë Analistët: Si ishte Topi, ç'duhet të bëjë Nishani
Nishani po zhvillon aktualisht nje takim me Presidentin ne largim Bamir Topi. Takimi që do të zgjasë disa minuta në zyrën e këtij të fundit, për të dalë së bashku drejt hyrjes kryesore të Presidencës.
Rreth orës 19:30 të dy presidentët do të zënë vënd në krye të shkallëve të presidencës të shoqëruar nga kreu Protokollit të Shtetit. Pas dëgjimit të himnit kombëtar dhe 21 të shtënave me top, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja lëviz në drejtim të presidentit Nishani për t'i dorëzuar në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Protokolli i Shtetit nuk ka përfshirë në ceremoni një fjalim lamtumire për presidentin Topi, ndërsa fjalimi i parë si president i Republikës nga Bujar Nishani pritet të mbahet në orën 19:44 minuta.
11 minuta më vonë Bamir Topi do të shtrëngojë duart me Bujar Nishanin, duke u përcjellë deri në fund të shkallëve të Presidencës nga kreu i Protokollit të Shtetit. Momenti largimit të Bamir Topit nga Presidenca do të kryhet nën shoqërimin e 4 motorçkletave dhe nga makina me xhama të hapur ai do të përshëndesë me dorë të ftuarit në tribunën A. Dhe në fund presidenti Nishani sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijët do të qëndrojnë për pak minuta përpara hyrjes Presidencës për të kryer fotot e rastit. Sa kaq përgatitje po kryhen edhe në bulevardin përpara presidencës ku gjatë kohës së kryerjesë së ceremonisë nën masa të rrepta sigurie do të ndalohet lëvizja e automjeteve.
Nishani për AFP: Prioritet sistemi i drejtësisë
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, pak përpara betimit si presidenti i ri i Shqipërisë.
“Sistemi i drejtësisë do të jetë prioriteti im. Kam vendosur të angazhohem plotësisht në favor të reformave në sistemin e drejtësisë, që mbetet një faktor kyç për integrimin e Shqipërisë në BE,” tha Nishani.
“Ka shumë akuza për korrupsion, disa gjykatës dhe prokurorë janë akuzuar se nuk kanë integritet moral dhe profesional,” vijoi Nishani.
Ndërkohë në lidhje me integrimin, Nishani u shpreh: Pavarësisht ndarjeve aktuale, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që është dëshirë e 90 për qind të shqiptarëve, duhet të bashkojë të gjithë forcat politike.
"Jam optimist se Shqipëria do të arrijë të marrë këtë vjeshtë statusin e kandidatit. Është e qartë se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që na detyron të punojmë të gjithë shumë për të merituar anëtarësimin”, theksoi presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani.
Nishani është shprehur ndër të tjera, se do të jetë jashtë çdo ndikimi të çdo force politike, duke theksuar si shumë të rëndësishëm për të, bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës.