E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Pllana feston me gol grumbullimin në kombëtaren shqiptare

Ditën e sotme Bujar Pllana ka marrë ftesën për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare për sfidën e Play Off-it të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë, që do të luhet më 26 mars.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka festuar në mënyrën më të mirë këtë ftesë të parë me skuadrën kombëtare të Shqipërisë, pasi ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin polak me fanellën e Lechia Gdansk.

Pllana ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij në fitoren 2-1 përballë Pogonit në elitën e futbollit polak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›