E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bujqësia rigjeneruese – Në Korçë po përdoren më pak kimikate, produkt më i pastër

Në fshatin Zëmblak, një fermer i ri ka vendosur të ndryshojë mënyrën se si kultivohen kumbullat, duke u bërë shembull i suksesit të bujqësisë së qëndrueshme.

Duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit të bujqësisë inteligjente, Sokol Kulla ka arritur të rrisë prodhimin dhe cilësinë e frutave, duke shmangur përdorimin e tepruar të pesticideve dhe kimikateve të dëmshme.

Ai tregon se kjo i ka ardhur në ndihmë për të siguruar edhe tregun e shitjes për eksport.

“...kursejmë ilaçin, punën dhe malli del bio, s’ka ilaç që ta godasë frutin. Nuk përdorim fare ilaçe veçse për krimbin. E shesim në tregun vendas dhe kemi eksportuar në Holandë. I kemi bërë analiza dhe ka dalë prodhim i pastër,” thotë fermeri.

Ky model i kultivimit po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e fermerëve të tjerë, duke treguar se bujqësia inteligjente nuk është thjesht një trend, por një domosdoshmëri për një të ardhme të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›