E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujtina “Kapinova” në Tomor, përvojë e veçantë mes natyrës dhe qetësisë malore

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, në Kapinovë të Beratit, bujtina “Kapinova” po shndërrohet në një pikë tërheqëse për vizitorët që kërkojnë të shijojnë natyrën, qetësinë dhe peizazhin malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo bujtinë, e cila sipas tij, ofron një përvojë të veçantë mes natyrës dhe qetësisë malore.

Rama theksoi se kjo sipërmarrje është mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), dhe ofron akomodim në 16 shtëpiza druri, duke mirëpritur vizitorë nga e gjithë bota.

Zhvillimi i bujtinave dhe strukturave të agroturizmit në zonat malore po i jep një dimension të ri turizmit shqiptar, duke ndërthurur mikpritjen tradicionale me investimet në infrastrukturën turistike dhe përvojat e lidhura me natyrën.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›