E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bujtina në Vermosh, Denaj: Destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Bujtinat janë kthyer në asete agroturizmi që ofrojnë një përvojë autentike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale foto nga bujtina që gjendet në zemrën e Vermoshit, mes Alpeve të Kelmendit dhe ujëvarës së “Gjanve”.

“Një investim i Floridës dhe Zefit, motër e vëlla, që e kthyen në bujtinë shtëpinë e gjyshërve të tyre, bashkon në harmoni të përsosur natyrën, traditën dhe mikpritjen”, tha Denaj.

Që nga viti 2016, bujtina është bërë një destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj, duke ofruar ndjesinë e qëndrimit të ngrohtë si në shtëpi.

Me ajrin e pastër, peizazhet piktoreske dhe ushqimet “Made in Albania”  nga ferma familjare në tryezë, çdo qëndrim në bujtinë bëhet i paharrueshëm.

1 nga 9

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›