E Martë, 3 Nëntor 2026

Bujtinat në Antigonë, turistët preferojnë natyrën dhe produktet e fshatrave

Turistët e huaj gjithnjë e më shumë po preferojnë të vizitojnë dhe të qëndrojnë për disa ditë në zonat rurale të bashkisë së Gjirokastrës. Në fshatin “Asim Zeneli” të njësisë administrative Antigonë, bujtina e familjes Shuaipaj pret përditë vizitorë të shumtë, ata janë nga vende të ndryshëm të botës dhe thonë se pasi vizituan këtë bujtinë vendosen të qëndrojnë aty edhe për disa ditë të tjera.

“Ne jemi nga Italia, po qëndrojmë këtu prej disa ditësh, po na pëlqen shumë, ka ajër të pastër , natyrë të mrekullueshme dhe ushqim bio”, tha turisti.

“Është një vend i mrekullueshëm me njerëz shumë mikpritës, na duan shumë, ndaj dhe vendosëm të qëndrojmë e disa ditë të tjera. Kanë gatuar për në ushqime tradicionale shumë të shijshme”.  

“Është bukur këtu, kam ardhur me familjen time, po e shijojmë shumë këtë udhëtim. Natyra është shumë e bukur këtu, bujtina ku po qëndrojmë është e mbushur me pemë me fruta, na pëlqejnë shumë, kemi provuar kumbulla, mollë dhe fiq”, thanë  një tjetër turist.

“Ne jemi nga Gjermania, si fillim pamë Gjirokastrën në rrjete social na pëlqeu shumë dhe më pas filluam të kontrollonim se ku do të kalonim netët tona, gjetëm këtë bujtin dhe vendosëm qëndrimin ta bënim këtu. Njerëzit janë shumë familjar dhe shumë të dashur. Na kanë ofruar gjithçka që na është dashur dhe vendosëm të qëndrojmë edhe 3 ditë të tjera”, shprehen turistët.

“Po na pëlqen shumë qëndrimi këtu, po shijojmë tani gatimet janë shumë të shijshme, petullat me mjaltë na pëlqejnë shumë pot edhe byreqet e vegjël që hëngrëm për mëngjes . Edhe fëmijët po kënaqen shumë” shprehet turisja.

Administratori  Flamur Shuaipaj thotë se rezervimet për këtë verë kanë qenë të shumtë për të gjithë muajt.

Janë jo vetëm natyra e mrekullueshme, por edhe produktet bio të kësaj zone edhe mikpritja e vendasve që joshin turistët dhe i bëjnë të zgjedhin që qëndrimin e tyre ta bëjnë në fshatin “Asim Zeneli”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›