E Diel, 1 Nëntor 2026

“Buka” e Ahmetajt shkon në gjyq, SPAK mbyll hetimet për ish-numrin dy të qeverisë

Dergohet për gjykim dosja “Buka” me të pandehur ish-numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj.

SPAK e ka vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, për privatizimin e shoqërisë Buka sha.

Sipas prokurorit të posaçëm, Elvin Gokaj, shkelja i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.

Organi i akuzës thotë se kur shërbente si ministër Financash, Ahmetaj lejoi privatizimin e trojeve të fushës mbi të cilat tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh.

Ish-zëvendëskryeministri u kallëzua në SPAK nga biznesmeni që kishte në pronësi pikërisht shoqërinë Buka sha.

Megjithatë, Ahmetaj është vënë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për inceneratorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›