E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Rama, je i pashpirt dhe mizor, Nxirr grate nga greva Rozeta Rapushi

Kane qene te ashper deputetet demokrate ndaj kryesocialistit Rama. Madje e kane akuzuar dhe si te pashpirt, port shkak te ngujimit te greven e urise te deputeteve dhe socialisteve femra. Keshtu, deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku, e quajti te pashpirt dhe mizore zgjedhjen e Rames, per te futur deputetet dhe mbeshtetesit e tij ne greve. "Te fusesh ne greve urie nena me foshnje, gra me pergjegjesi familjare, do te thote se ne qenien tende zoti Rama, nuk ekziston asnje ndjesi njerezore. Zoti Rama nxirri keto nena nga greva, mos i mbaj si skllave. Ti ne fakt nuk e kupton se sa sublim eshte nje femije. Po ato zonja jane te frikesuara prej teje", akuzoi dje deputetja e selise blu, Bulku. E cila ka bere thirrje si nene, si grua dhe si kolege e ketyre deputeteve. Ndersa kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, beri publik dje vendimin e Gjykates Kushtetuese te marre ne dhjetor te vitit 2003, i cili ndalon hapjen e kutive dhe rinumerimit te votave. Duke iu drejtuar kreut te opozites, Edi Rama, Patozi citoi se hapjen e kutive dhe rinumerimin e votave nuk e ndalon vetem vendimi Nr. 20, i Gjykates Kushtetuese, por edhe vendimi i Gjykates se Apelit, apo sic quhet ndryshe, Kolegji Zgjedhor. "Vendimi i Gjykates se Apelit me date 27. 07.2009, e ndalon hapjen e kutive, duke rrezuar kerkesen e Partise Socialiste, kur gjykon padine per vendimin e KQZ-se, i cili kishte hedhur poshte kerkesen e dy komisionereve socialiste per rinumerim te votave", theksoi Patozi. Sipas tij, Kolegji Zgjedhor, hallka fundore qe percakton Kodi Elektoral i miratuar me konsensus nga palet, shprehet si me poshte: "Mund te rinumerohen vetem votat e kundershtuara gjate numerimit dhe se kategoria e vetme e votave, e cila bart me vete mosmarreveshje lidhur me vleresimin e tyre, mbetet te jete kategoria e votave te kontestuara. "Keto jane dy prej niveleve supreme te sistemit gjyqesor te shtetit shqiptar. Ketu une kam vendimet e tyre. Tani zoti Rama te na thote se cfare quan dhe pranon ai per gjykata: Asamblene Parlamentare te Partise Socialiste apo komitetin, pertej te majtes dhe te djathtes, qe organizon protestat dhe grevat nga restoranti i Dy Kullave. Uroj pa shume shprese qe ta gjeje nje pergjigje", tha Patozi. Po diten e djeshme, edhe deputeti demokrat, Osman Metalla, akuzoi se grupi i bllokmeneve te rinj, ka per qellim qe te bllokojne liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Pas deshtimit te protestes se 30 prillit, Rama vendosi te fuse ne greve urie deputetet e PS, si nje menyre tjeter kriminale per te penguar heqjen e vizave per shqiptaret qe mezi po e presin. Radikalizimi i veprimeve te tyre te marra ne deshperim jane perpjekje e hapur e bllokmeneve per te bllokuar vizat, per te marre pushtetin, per te krijuar perplasje dhe per te ardhur ne pushtet me cdo mjet, pervec votes", akuzoi Metalla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›