E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, Telefonatë për bombë, evakuohet një pjesë e stafit të Ministrise së Mbrojtjes

 

SOFJE- Një pjesë e stafit në Ministrinë bullgare të Mbrojtjes u evakuan pas telefonatës paraprake se në këtë ndërtesë ishte vendosur një bombë. Agjencia bullgare e lajmeve, BTA tha se u evakuuan rreth 40 persona. Ndërkaq pjesëtarë të Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme po kryejnë verifikime në terren për të zbuluar nëse bëhet fjalë për alarm të rremë. Ka qënë një zë anonim femre, rreth orës dhjetë që njoftoi Ministrinë e Mbrojtjes se në ndërtesën e saj ishte vendosur një mjet shpërthyes.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›