E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, llotaria nxorri te njejtat numra

Ne Bullgari kane nisur hetimet per manipulime te mundshme ne nje llotari shume te njohur ne vend.

Hetimet nisen kur dy here rresht makineria e llotarise nxori te njejtat numra.

4, 15, 23, 24, 35 dhe 42 ishin numrat qe dolen dy here brenda pak diteve, fitues te llotarise.

Organizatoret thone se eshte i pamundur manipulimi, ndersa matematicienet thone se nje ne 4 milione eshte mundesia qe numrat te perseriten.

Organizatoret e llotarise kembengulin se kjo eshte vetem nje rastesi, pasi heren e pare nuk pati asnje fitues, ndersa heren e dyte dolen 18 te tille qe fituan nga 5 mije euro secili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›