Bullgari, presidenti Radev nënshkroi dekretin për lirimin e parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm

Presidenti Rumen Radev nënshkroi të enjten dekretin për lirimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Prgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, njoftoi Zyra e Shtypit e Kreut të Shtetit, njofton Radio Bullgaria në gjuhën shqipe.
Në fillim të javës, Këshilli i Lartë Gjyqësor votoi për shkarkimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm me 16 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”, pasi Kuvendi Popullor ndryshoi numrin e kërkuar të votave për lirimin e tij nga 17 në 13.
Si arsye për shkarkimin e parakohshëm të Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm të republikës, magjistratët përmendin “veprimet që dëmtojnë prestigjin e gjyqësorit”.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ia dërgoi vendimin kreut të shtetit Rumen Radev, i cili nga ana e tij nënshkroi një dekret për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas dekretit presidencial, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vendosë për çështjen e shkarkimit të kryeprokurorit.
Ivan Geshev mori detyrën si Prokuror i Përgjithshëm në fillim të vitit 2020, me një mandat shtatëvjeçar.
( Sipas Radio Bullgaria )