E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria forcon kontrollin e kufijve

SOFJE - Bullgaria forcoi kontrollin e kufijve te vet, nje pjese e te cileve, pas 2011-es, do te jene kufijte e jashtem te zones Schengen, pohoi sot ministri i Brendshem bullgar, Roumen Petkov. Bullgaria dhe Rumania, te cilat u anetaresuan ne BE me nje janar 2007, u angazhuan javen e kaluar per te pergatitur per 2011-en, pjesemarrjen e tyre ne zonen Schengen per levizjen e lire te njerezve. "Kjo eshte nje date shume e rendesishme dhe masat qe kemi marre kane dhene nje rezultat konkret", deklaroi Petkov gjate nje konference per shtyp. Eshte vene re nje levizje e pazakonte e policeve dhe jane vendosur kamerat e vezhgimit ne shumicen e pikave kufitare, me qellim qe te luftohet kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerezore. Tre police kufiri jane pushuar nga puna. "Keto masa kane ulur ndjeshem korrupsionin ne kufijte bullgare," pohoi ai. Ne vitin 2007 jane arrestuar 2329 persona, 1033 prej te cileve kane tentuar te kalojne ilegalisht kufirin bullgar, theksoi me tej ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›