E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bullgaria mban peng edhe Shqipërinë, Yanev: S’duam ndërhyrje për konfliktin me Maqedoninë e V.

Pas vizitës në Hungari, kryeministri Edi Rama u zhvendos në Bullgari, ku u takua me homolohun e tij, Stefan Janev. Gjatë një konference të përbashkët në Sofie, Janev, deklaroi se Bullgaria e vlerëson shumë Shqipërinë dhe rolin e tyre në integrimin e pakicave bullgare. Kryeministri bullgar tha se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen nga vetë ata, pa përfshirjen e palëve të treta.

I vetëdijshëm se me veton ndaj Maqedonisë po bëhet pengesë edhe për rrugën europiane të Shqipërisë, ai tha se shoqëria shqiptare  nuk duhet ta shohë Bullgarinë si pengesë dhe se do të bëjnë më shumë për ta mbrojtur edhe përballë partnerëve europianë qëndrimin e tyre.

“Duke folur për perspektivën europiane të Shqipërisë duhet të përmendim dhe faktin që pozita e Bullgarisë sa i përket Maqedonisë së Veriut në njëfarë shkalle është dhe pengesë para perspektivës së Shqipërisë që të ecë më shpejt. Shoqëritë të mos mendojnë se Bullgaria po bën diçka që pengon. Rrugën europiane si për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket Maqedonisë së Veriut është kjo pozitë që Bullgaria e mbron në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Çështjet tona të dyanshme që kemi për ti zgjidhur me Maqedoninë e Veriut mund të zgjidhen vetëm në bazë dypalëshe. Ndërhyrja e jashtme dhe këshilla nuk është e mirë sepse diskutimi është midis dy vendeve dhe secili prej nesh duhet të gjejnë rrugën e dialogut dhe konstruktivizimit. Ajo që është deklaruar për perspektivën europiane të konfirmohet me vepra reale. Kjo pozitë duhet tu shpjegohet mirë partnerëve europiane dhe synimi ynë është që problemet e dyanshme të mos lejohen në familjen e shteteve europianëve dhe të mos jetë një precedent ku problemet europiane zgjidhen në fushën diplomatike europiane., tha Janev.

Rama theksoi se kjo është një çështje që i përket dy vendeve, ndërsa shtoi se tashmë Bullgaria sot duhet të nxitë Maqedoninë që të të dalë nga kjo pozitë.

“Besojmë që që kjo çështje duhet të zgjidhet midis udhëheqësve të dy vendeve, pasi nuk besoj që të tjerët mund të zëvendësojnë atë që të dyja palët supozohet të bëjnë. E di që në Bullgari ka një qeveri kujdestare me kuadër mjaft të qartë veprimtarie. Por mendoj që Bullgaria si shtete anëtare e BE-së është e pjekur dhe ka gjithçka i nevojitet për të kujtuar veten kur gjendej në të njëjtë pozitë dhe nga ana tjetër të nxitë Maqedoninë e Veriut për të dalë nga kjo pozitë”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›