Bulqize ACR shkarkon tre pergjegjes

Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të tjerë.
Mbas diskutimeve dhe analizës mesohet se është shkarkuar shefi i brigadës së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar bigadieri i këtij niveli.
Këto janë disa nga masat që ka ndërmarrë vetë kompania, por nderkohë prokuroria po bën hetimet për të nxjerrë shkaqet dhe shkaktarët që sollën aksidentin e rëndë në galeri.
Paralel me prokurorët, që kanë hyrë në minierë, po heton edhe reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave.
Ngjarja ndodhi kur grupi i minatorëve u fut në nivelin 16 për të vendosur sistemin e ajrimit të tij. Gazmatësi diktoi nivele shumë të larta të hidrogjenit dhe kërkoi që minatorët të dilnin me shpejtesi, por fatkeqësisht një shkëndijë e ndezi atë dhe shkaktoi shpërthimin tragjik.
Ekipet e shpëtimit i nxorrën minatorët nga nëntoka. Fillimisht dolën 8 prej tyre, njëri prej të cilëve i vdekur, ndërsa më vonë u gjet edhe minatori i nëntë i plagosur.
Të dëmtuarit pësuan fraktura dhe djegie të mëdha dhe u nisën për në spitalin e qytetit. Më pas tre prej tyre u dërguan në Spitalin Ushtarak në Tiranë me helikopter dhe më pas në spitalin amerikan.
Ditën e mërkurë minatorët braktisën punën në minierë, në shenjë proteste për tragjedinë e një dite më parë dhe morën pjesë në ceremoninë e varrimit të minatorit që humbi jetën, Naim Shyti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vrasja, të afërmit: U qëllua i lidhur me pranga
Të afërmit e 33-vjecarit Endri Bejta që humbi jeten ne konfliktin e ndodhur ne ambientet e Gjykates se Lezhes, kane pretendimin e tyre, se ai humbi jeten gjate kohes qe ishte i lidhur me pranga.
Vrasja në Tiranë, përcaktohet identikiti i autorit
Disa orë pas vrasjes së 62-vjecarit Rrapo Sinanaj, policia publikon të dhenat mbi të dyshuarin kryesor të këtij krimi, i cili është një i ri rreth moshës 28-30 vjec, brun dhe trup mesatar i mbushur. Familja Hoxha: Protestë për drejtësi
Zvarritja për 16 vjet e zbardhjes së fatit të biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha dhe mosekstradimi në Shqipëri nga Britania e Madhe njërit nga të dyshuarit për vrasjen e tij, Ilir Kumbaro, ka shtyrë familjarët dhe shumë qytetarë të protestojnë tek Ambasada Britanike në Prishtinë. Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja
Një vajzë 23-vjecare ka mbetur e plagosur rëndë pasditen e sotme në Elbasan, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person. Orët e fundit të marinarëve turq
Trageti “Ankarka” me 169 pasagjerë ka mbërritur në portin e Barit, në Itali, pas përplasjes me anijen tregtare “Reina 1”, me flamur maltez, por në pronësi turke.
Lajmet kryesore
KFOR-i nuk arrin të heqë barrikadat
Tërhiqet në bazë pas përballjes me serbët
Regjistrimi do të vazhdojë
'Non grata' konsulli Ikonomus
Vrasja, të afërmit: U qëllua i lidhur me pranga