E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize automjeti plagos femijen

Një fëmijë vetëm 10 vjeç është plagosur rëndë në kokë në një aksident që ndodhi pasditen e së hënës në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.

Një mjet me targa “AA 592 FZ” humbi kontrollin nga shpejtësia dhe goditi fëmijën me inicialet D.L. Për shkak të plagëve shumë të rënda në kokë u kërkua ndihmë mjekësore e specializuar dhe fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ende për mjekim. Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar ne komisariat drejtuesin e automjetit. Shpesh herë ky aks ka qenë problematik për rastet e aksidenteve pasi përgjatë Aksidente rrugoreAksidentet, dy viktima në orët e fundit Aksidenti, tre të arrestuar Aksident tragjik me 4 viktima këtij segmenti mungojnë në mënyrë të theksuar sinjalistikat. Më herët gjatë muajit një 32-vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme ditën e shtunë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja u regjistrua në unazën e qytetit, teksa motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas me automjetin tip "Fiat", me targa “AA 223 FD”. Po ditën e shtunë, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, një furgon pasagjerësh me targa të kryeqytetit u përplas me një automjet me targa të Durrësit në vendin e njohur si kryqëzimi i Vorrozenit, në Kavajë. Si rezultat i aksidentit, ku u përfshi më pas dhe një automjet i tretë, humbi jetën shtetasja Dove Xhaferraj, 55 vjeç nga Vlora, si dhe u plagosën katër persona mes të cilëve një familjar i viktimës.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›