E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, familja dhunohetbarbarisht, për 200 metra tokë

BULQIZE-  Katër pjesëtarë të një familjeje në  fshatin Ostren të Bulqizës janë dhunuar barbarisht paraditen e sotme.

Shkak mendohet një konflikt pronësie, 200 metra tokë, mes familjes Sata dhe familjes Koçi.

Nga të dhënat e para mësohet se kryefamiljari Hekuran Sata është pa ndjenja. Djalit të tij, Mehmetit i kanë thyer dy këmbët dhe më pas e kanë hedhur nga ura 4-5 metra lartësi. Vajzës së Hekuranit, Almës i kanë shkaktuar plagë në sy, ndërsa bashkëshorten Kujtime e kanë goditur në kurriz.

Bulqizë, policia në kërkim të autorëve, pjesëtarë të familjes Koçi ndërsa të plagosurit janë në spital.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›