Bulqize, firma punonte edhe pas pezullimit

Ministria e Ekonomise kishte urdheruar firmen private qe shfrytezonte nje nga galerite ne minieren e Bulqizes qe te mos ushtronte aktivitet, per shkak te mosplotesimit te kushteve dhe normave te sigurise. Por edhe pse urdhri per pezullimin e licences ishte dhene prej nje muaji, kur ne zonen e pasur me krom ishin shenuar incidente me vdekje e plagosje minatoresh, firma “Ceka” sh.p.k. qe ka nje bashkepunim me ate “Durici”, ka vazhduar aktivitetin. Ministri Genc Ruli i kerkoi dje ndihme prokurorise, duke i vene ne dispozicion cdo lloj dokumentacioni, relacioni per gjendjen dhe ekspertizat. Eshte dashur tragjedia e dy diteve me pare, ku humbi jeten minatori 43-vjecar Nevruz Gjoka qe te zbulohej skandali me i fundit.
Kerkesa
Humbja e jetes se babait te kater femijeve, duke u perpjekur qe te shpetonte jeten e djalit 24-vjecar te pronarit, ka sjelle edhe reagime te ashpra diten e djeshme. Ministri Genc Ruli i kerkoi Prokurorise se Pergjithshme qe te hetonte te gjitha firmat dhe aktivitetin e tyre ne zonen e minieres se Bulqizes, pasi nuk plotesonin kushtet dhe vinin ne rrezik jetet e njerezve. Kerkese u be publikisht dhe zyrtarisht nepermjet nje letre te postuar per Kryeprokuroren Ina Rama. Burime nga organi qendror i akuzes bene me dije se jane vene ne dijeni per kerkesen dhe do te autorizojne nje grup te vecante per te kryer verifikime dhe marrjen e masave ndeshkuese. Firma qe vepronte ne nje prej galerive private prej nje muaji ishte pezulluar nga ministri Genc Ruli per mospermbushje te normave te sigurise, nderkohe qe ka vijuar me punimet e saj. I plagosuri Bardhyl Durici mesohet se vijon te kurohet ne spitalin e Bulqizes, por gjendja e tij mbahet ne sekret te plote. Ndersa dje eshte percjelle per ne banesen e fundit edhe minatori Nevruz Gjoka, babai i kater femijeve. Qindra kolege e te aferm kane marre pjese ne ceremoni, duke kerkuar edhe nderhyrjen e shtetit. Kurse policia dhe prokuroria kane vijuar hetimet e tyre rreth ngjarjes se rende dhe oret e vona te mbremjes se merkure ndaluan pergjegjesin e firmes “Ceka-Durici”, Nexhmedin Marku, per neglizhence ne marrjen e masave te sigurise. Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendngjarje ka konkluduar se incidenti ka ndodhur si pasoje e pakujdesise ne pune, pasi punetoret kishin germuar nga poshte nje masiv materiali ne gjendje te levizshme, kurse drejtuesit e punimeve nuk kane paralajmeruar apo dhene keshillat.
Ethet e kromit
“Ethet e kromit” tronditen serish Bulqizen, dy dite me pare. Nje masiv minerali ka rreshqitur nga pjesa e stokut te zones 41. Per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend Nevruz Gjoka, ndersa eshte plagosur rende Bardhyl Durici. I plagosuri gjendet ne spital ne gjendje te rende per jeten, pasi eshte nxjerre disa ore me vone nga masa e madhe e materialit qe kishte rreshqitur ne formen e nje orteku. I demtuari mesohet se eshte dhe djali i pronarit te firmes. Ne zonen e rrezikshme shpesh here shkojne edhe femije dhe gra qe cilesohen si “minatore” dhe vihen ne sherbim te firmave private qe i paguajne per ato kilogram minerali qe mbledhin. “Ethet e kromit” kane zene pjesen me te madhe te subjekteve private, kurse banoret jane te detyruar te punojne pa kushte sigurie per te siguruar jetesen. Cmimi per nje kg mineral kromi arrin ne 50 leke te reja. Ne zonen Bulqize-Martanesh rezultojne rreth 60 firma private qe shfrytezojne galeri e stoqe, ku nje pjese e subjekteve jane te paregjistruara.