E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize humbin jeten dy minatore

Një aksident i rëndë në minierën e Zonës së Re në Martanesh, u ka marrë jetën dy minatorëve që po punonin aty pak përgjatë ditës së hënë.

Fillimisht u raportua për një të vdekur dhe një tjetër të plagosur, por nga informacionet e fundit nga policia flitet për dy të vdekur. Viktimat janë Ermal Elezi 26 vjeç dhe Vehbi Stafa 55 vjeç. Elezi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga rënia e masivit guror, ndërsa Stafa ndërroi jetë në vendngjarje.

Dy viktimat rëndojnë më shumë bilancin e minatorëve në rrethin e Bulqizës që humbin jetën si pasojë e kushteve të vështira dhe mungesës thuajse totale të sigurisë në miniera.

Shfrytëzimi i këtyre minierave është shndërruar shpesh në mollë sherri në politikë, ndërsa në terren aktiviteti, veç kompanive të liçensuara e të paliçensuara, ushtrohet edhe nga individë dhe familjarë në përpjekje për të siguruar jetesën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›