E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize minierat nisin shembjen

Shfrytezimi i pastudiuar dhe tërësisht abuziv i minierave të kromit në Bulqizë po shkatërron vendburimin e çmuar. Ne zonen D, pjesa me e demtuar e minieres jane aktivizuar shembje te medha te tokes, te cilat minatoret i quajne dukuria e hinkave.

Jorgo kola, inxhinier i vjeter i minieres se kromit tregon se fenomeni njihej qe ne vitet 80 dhe ne ate kohe synohej qe miniera te punohej ne thellesi dhe jo ne zonat e rrezikshme. Ai shpjegon se perse ndodhin shembjet.

Nje aksident kur nje ndertese u zhduk e thithur nga toka beri qe miniera ne vitet 80 te bente nje studim te hollesishem per te evituar shkaterrimin. Inxhinieri i vjeter i kesaj miniere, tashme ne pension thote se ky fenomen kercenon jeten e njerezve.

Nje nga kritikat kryesore qe ju be kompanise ACR nga ana e Ministries se Ekonomise ishte se nuk po investohej ne thellesine e minieres duke rrezikuar qe ajo te dale jashte funsksionit shume shpejt. Nderkohe fenomeni i shembjeve eshte riaktivizuar ndjeshem ne zonen D aty ku me pare kane ndodhur aksidente me pasoja fatale per jeten e minatoreve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›