E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize takim i Prencit me perfaqesuesit e kromit

Në ambientet e komisariatit të Bulqizës është zhvilluar një takim me drejtorin e policisë se qarkut Dibër Shemsi Prenci dhe përfaqësuesve të firmave të kromit që veprojnë në Bulqizë, Martanesh dhe Mat.

Ndryshe nga heret e tjera, kur ky takim thirrej nga taks-forca qe u ngrit me urdher te kryeministrit Berisha per kontrolllin e firmave private te kromit te licensuara per te shmangur punen e paligjshme ne minieren e Bulqizes, kete herë takimi u thirr nga Drejtori i Policise.

Takimi zgjati rreth 2 ore pa pranine e medias dhe ndryshe nga ato paraardheset, nuk moren pjese perfaqesues te policise se Bulqizes, prefektures, pushtetit lokal dhe zyres se punes. Burime nga takimi thane se qellimi i kesaj mbledhje ka qene lufta kunder informalitetit dhe shfrytezimit te paligjshem te kromit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›