Bulqize vdes minatorja 43-vjecare

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në minierën e Bulqizës, ku viktima e radhës ka qenë një punëtore 43-vjeçare.
Sipas informacioneve të fundit, minatorja Liri Mera po punonte në zonën D të minierës, kur papritur është zënë nga një masiv gurësh.
43-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ka gjetur menjëherë vdekjen, kanë informuar kolegët e saj dhe autoritetet lokale.
Miniera e Bulqizës njihet ndryshe si miniera e vdekjes për shkak të numrit të lartë të minatorëve që kanë humbur jetën në të.
Kushtet e punës dhe siguria e minatorëve lënë për të dëshiruar, ndërkohë që kësaj i shtohet edhe keqmenaxhimi nga kompanitë që kontrollojnë nëntokën.
Muajin e kaluar policia kreu një kontroll të imtësishëm të të gjitha mjeteve që transportojnë krom nga Bulqiza në drejtim të portit të Durrësit.
Pas një përplasjeje me armë mes grupeve që kërkojnë të mbajnë nën kontroll në mënyrë të jashtëligjshme zonën D të minierës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë nisi kontrollin e personave që shfrytezojnë kromin në mënyrë ilegale.
Për të mbështetur këtë operacion në Bulqizë u vendosën për disa ditë forcat speciale, të cilat ushtruan kontrolle sidomos në zonat më problematike të konflikteve mes palëve për zaptimin e galerive të kromit.