E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize vritet 21-vjecari

Një konflikt banal mes një grupi të rinjsh i ka marrë jetën një 21-vjecari në qytetin e Bulqizës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së mërkurë. Sic njofton policia vendore shtetasit Elton Koçi dhe Ani Sulku janë përfshirë në një grindje për motive banale me një 17-vjecar, në ambjentet e një salle lojrash.

Nga plagët e marra gjatë zënkës ka gjetur vdekjen shtetasi Elton Koçi, 21 vjec dhe është plagosur rëndë shtetasi Altin Sulku, që është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj. Uniformat blu, njoftojnë gjithashtu se janë vënë në kërkim të autorit 17-vjecar, që ka pasur njohje me viktimën.
Vrasje
Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare
Itali, vritet 32-vjeçari shqiptar
Berat, vritet 60-vjeçari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›