Bundesliga Wolfsburg shkarkon Magath

Felix Magath nuk do të jetë më trajneri i Wolfsburgut, lajmëroi klubi gjerman në një komunikatë gjatë së enjtes.
Shkarkimi i trajnerit që udhëhoqi klubin drejt titullit kampion të Bundesligës në sezonin 2008-09, erdhi pas fillimit tejet të dobët të kampionatit, me klubin që ndodhet në vendin e fundit, me vetëm pesë pikë në tetë javë kampionat.
Magath, i cili ka fituar Bundesligën edhe dy herë të tjera me Bajernin në vitet 2005 dhe 2006, humbet gjithashtu edhe funksionin e drejtorit teknik.