E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesveri nen trysni - Ministri gjerman i Mbrojtjes Guttenberg ben te ditur hetimin e akuzave per rebelim

Lidhur me zerat per rebelim dhe rasteve te keqtrajtimit ne anijen mesimore te lundrimit Gorch Fock ministri gjerman i Mbrojtjes ka bere te ditur hetimin e plote te rastit dhe ka bere te qarte se do kete pasoja te drejtperdrejta ne rast se akuzat per keqtrajtim brenda Bundesverit do te vertettohen. Por fillimisht ai ka kerkuar qe te priten rezultatet e hetimeve. Guttenberg ka hedhur gjithashtu poshte akuzat per mbulim te rastit.

Rasti i kadetes ne anijen Gorch Fock

Te enjten udheheqja e Bundesverit gjerman u desh te mbrohet kunder akuzave te mbulimit te skandalit ne anijen mesimore te lundrimit Gorch Fock. Informacione lidhur me akuzat kunder oficereve ne Gorch Fock priten te vijne prej nje ekipi hetuesish i cili do te zbardhe edhe rrethanat pas vdekjes se nje kadeteje per oficere nentorin e kaluar. Ne nentorin e vitit te kaluar nje kadete per oficere ra ne kuverte nga takelazhi ku zhvilloheshin punimet dhe me pas nderroi jete. Pas kesaj kadete te tjere kane refuzuar vazhdimin e punimeve ne takelazh. Drejtuesit e ekuipazhit ngriten akuzen e rebelimit kunder kadeteve.Bildunterschrift Gorch Fock anija mesimore e lundrimit

Nuk ka pasur rebelim

Kete akuze nje zedhenes i marines gjermane e cilesoi si te ekzagjeruar dhe te gabuar. Kjo do te thoshte qe i gjithe ekipi eshte ngritur kunder ka thene ai. Nuk ka ndodhur keshtu u shpreh kapiteni i fregates Achim Winkler per agjencine e lajmeve dpa. Edhe eksperti i mbrojtjes nga socialdemokratet Rainer Arnold ka thene se nuk ka pasur rebelim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anija Gorch Fock nderpreu udhetimin per te marre hetuesit ne bord

Anija Gorch Fock qe gjendej ne lundrim rreth globit ka nderprere udhetimin e saj ne Ameriken e Jugut me qellim te marrjes se hetuesve ne bord. Ata duhet te sqarojne rastin e akuzave te ushtareve kunder instruktoret e tyre per trysni masive deri ne detyrim ne lidhje me punimet ne takelazh dhe kunderakuzat e oficereve.

Edhe per rastin e vrasjes se nje ushtari ne Afganistan ministri Guttenberg ndodhet ne kritike per politiken e informacionit brenda strukturave te tij. Raportohet se prokuroria e ka marre ne dore rastin tragjik te vdekjes se nje 21 vjecari ne Afganistan. Gutteberg i ka thene gazetes Sddeutsche Zeitung se ushtari ka gjasa qe eshte vrare nga nje e shtene e nje kolegu te tij. Kjo ne kohen kur ne cader disa ushtare po zberthenin armet. Fillimisht Bundesveri kishte bere te ditur se ushtari ishte gjetur i plagosur ne nje nga vendqendrimet roje ne terren. Me vone u tha se gjate pastrimit arm i ishte shkrepur pa dashje.

AG/Arapi

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›