E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat 15 vjecari vrau per gjakmarrje

SHKODER- Arrest ne burg ka vendosure gjykata e shkalles se pare ne Shkoder per 15 vjecarin Isa Shpuza i cili ne mbremjen e 31 dhjetorit 2010 vrau me arme zjarri per gjakmarrje 30 vjecarin Albert Dhampiraj. Seanca gjyqesore ne ngarkim te 15 vjecarit eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Mesohet se kerkesa e avokatit mbrojtes per te miturin ka qene ajo e detyrimit per paraqitje te 15 vjecarit. Isa Shpuza ka pranuar vrasjen e Albert Dhamirajt ne fshatin Shtoj ku dhe banojne dy familjet ndersa ka pohuar se vrasjen e ka bere per vetmbrojtje duke pretenduar se ka qene Dhampiraj ai qe e ka qelluar i pari. Akuza ka kerkuar arrest ne burg per 15 vjecarin i cili akuzohet per vrasje ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Konflikti mes dy familjeve ka nisur ne vitin 2006 ku Albert Dhampiri ka grabitur vajzen e mitur te familjes Shpuza e cila me pas eshte rikthyer ne shtepi. Pas denoncimit ne polici dhe prangosjes se tre prej vellezerve Dhampiraj dy prej tyre u liruan nga gjykata dhe ngjarjet pasuan me plagosjen e xhaxhase se vajzes dhe tentativen per te vrare Hysni Shpuzen babane e saj. Ne shator 2008 Besmir e Ermal Dhampiraj vellezerit e viktmes se 31 dhjetorit vrasin Hysni Shpuzen. Disa muaj me vone djali i viktimes Izmir Shpuza tenton te vrase vellane e vrasesve te te atit Bledar Dhampirin por ky shpeton pa u demtuar ndersa Izmir Shpuza kapet nga policia dhe denohet me 18 vjet burgim. Albert Dhampiraj i cili filloi dhe konfliktin me familjen Shpuza del nga burgu naten e 31 dhjetorit ai eshte vrare prane baneses nga 15 vjecari Isa Shpuza.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›