E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat per Nazime Vishen

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat 18-vjeçaren Nazime Visha, si të padehurën e vetme për vrasjen e Fiqiri Muçës, ngjarje kjo e ndodhur pas mesnate duke u gdhirë 13 gushti. Seanca e cila kishte për qëllim vlerësimin e masës së arrestit të caktuar me 30 ditë burg, ka zgjatur vetëm 30 minuta. Vetë Nazime Visha, përveç gjenealiteteve të saja të kërkuara nga gjykata nuk ka thënë asnjë fjalë rreth akuzës apo vendimit të marrë. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e prokurorit I cili e bazoi në përfundimin e ekepertizës akuzën e tij për Nazimen, duke u shprehur se ekspertiza ka provuara katërcipërisht që Nazime Visha e ka kryer krimit dhe kjo provohet dhe në dëshminë e saj. Ndërsa avokatja Vjollca Pustina, nuk ka kërkuar ndryshim të masës së arrestit por është shprehur se vlerësimin e saj ia lë në dorë gjykatës, duke shprehur sërish bashkëpunimin e saj dhe të klientes me drejtësinë dhe pranimin e akuzës. Ngjarja për të cilën akuzohet Nazime Visha, tronditi opinionin, jo vetëm për krimin e rëndë por edhe për rrethanat që çuan 18 vjeçaren deri në vrasje. Vajza ishte njohur me Fiqiri Muçën, 27 vjet më I madh dhe baba I 5 fëmijëve, nga prindërit e saj si mik I familjes. Fiqiriu punonte me të atën me trupa drusore në pyll dhe shpesh qëndronte dhe flinte në banesën e tyre në fshatin Vilëz në Tiranë. Duke përfituar nga kushtet e vështira ekonomike të familjes Visha, Fiqiriu përfitoi të ishte mjaft I afërt me ta, duke sjellë herë pas here edhe dhurata. Nazimja ka pretenduar se është përdhunuar nga Fiqiriu qysh në moshën 14 vjeçe, ndërsa ende pa mbushur të 18-tat u rrëmbye prej tij dhe është mbajtur për 9 ditë në pyll.

Vajza prentendoi se ishte detyruar nga Fiqiriu që të pranonte se kishte shkuar vetë me dëshirë, por kjo bërë që të ndahej nga I fejuari dhe prindërit të mos e pranonin në shtëpi. Ishin gjyshërit e saj në fshatin Krrabë që e morën Nazimen për të mos e e lënë në rrugë.

Dhe ndërsa sipas vajzës kërcënimet nuk munguan për të edhe pas rrëmbimit dhe kur Fiqiriu ka shkuar ta marrë në mesnatë te banesa e gjyshërve në Krrabë ajo e vrau atë me armë automatike.

Familjarët e viktimës nga ana e tyre pretenduan për një skenar të përgatitur për ekzekutimin e 45-vjeçarit për hakmarrje nga vajza që ka patur për bashkëpuntorë familjarë të tjerë. Procesi gjyqësor pritet të zbardhë plotësisht këtë ngjarje të rëndë sa kriminale po aq dhe sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›