E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burg për “gazetarët” e drogës, të arrestuarit punonin në portalin e lajmeve dhe shisnin lëndë narkotike

Katër të arrestuarit si shpërndarës të lëndëve narkotike, që u arrestuan pak ditë më parë, do të qëndrojnë në burg pa afat.

Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra do të qëndrojnë në qeli me vendim të Gjykatës së Tiranës deri në përfundim të hetimit.

Ata punonin në një portal lajmesh si gazetarë, teksa gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën drogëra sintetike, ekstazi.

Lëndët narkotike shiteshin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës, ndërsa Prokuroria thotë që furnizimi vinte nga Kosova dhe Serbia.

Ekstazia shitej 10 mijë lekë të vjetra më shumicë ndersa 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›