Burg për ish drejtoreshën e OSHEE/ Mori 132 mije euro ryshfet për një tender në vitin 2016

Ish-drejtoresha e OSHEE, Albana Ferraj u la në burg pa afat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.
Ajo akuzohet se mori ryshfet afro 132 mijë euro për favorizimin e një kompanie italiane ne një tender te vitit 2016.
Mbi Albana Ferrajn rëndon edhe akuza e pastrimit të parave.
Ish-drejtoresha e OSHEE ishte shpallur në kërkim nga prokuroria që në vitin 2020, por u arrestua të premten nga uniformat blu të kryeqytetit.