E Enjte, 5 Nëntor 2026

Burg për thirrje ekstremiste/ Bledar Zeneli përlotet në sallën e gjyqit: Nuk kam nxitur terrorizëm

Arrest me burg ishte vendimi i gjykatës së Posaçme ndaj Bledar Zenelit, i cili u arrestua për nxitje te terrorizmit.

Ai ra në pranga, pasi sipas SPAK postonte materiale në rrjetet sociale me propagandë ekstreme në mbrojtje të ISIS. Por avokati i tij i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se Zeneli ka postuar vetëm citime të shkëputura nga Kurani.

“Është një hetim prej dy vitesh që ka filluar ku në faqen e tij në Facebook merrte dhe kopjonte citate nga imamet francezë apo çdo lloj xhamie dhe përhapja e opinioneve të të tjerëve për këtë nxitka terrorizmin. Unë nuk e kuptoj të nxitësh terrorizmin duke shprehur në një status mendimin.

Në këtë gjykatë njerëzit vazhdojnë të trajtohen si numra apo drejtori që merret me terrorizëm duhet të ketë një plan pune në mënyrë që arrestojë çdo person për të hequr lirinë e fjalës apo lirinë e besimit. Nuk e kuptova çfarë veprimesh ka kryer që shpërndan opinionin e tij në një rrjet social. Vendi im i përket një komuniteti mysliman.”- ka thënë avokati.

Bledar Zeneli u arrestua para pak ditësh i akuzuar për nxitje të propagandës terroriste dhe të urrejtjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›