Burgaj: Krimi në familje po rritet frikshëm

Tiranë, 16 Korrik, NOA Krimi në familje po njeh rritje të vazhdueshme, i verifikuar përmes shtimit të padive ndaj formave të ndryshme të shfaqjes së tij pranë organeve policore
Një fakt të tillë e ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë analizës 6-mujore të punës së këtij institucioni, duke konfirmuar se kjo mbetet një dukuri shqetësuese për policinë, në një kohë kur ajo po shënon rezultate pozitive në punën kundër formave të ndryshme të krimit.
Rezultatet e 6-mujorit tregojnë se Policia nuk ka ulur tempin e punës së saj, tha mes të tjerash në fjalën e tij, Burgaj.
Duke shtuar nga ana tjetër se arritje e forcave policore për këtë pjesë të vitit mund të cilësohet ajo e masave të marra për përmbytjet në Shkodër, por edhe puna e mirë e bërë prej tyre mbi përballimin e situatës gjatë grevës së opozitës, duke shmangur çdo konflikt të mundshëm.
Ndërkaq, lidhur me policinë rrugore, ai ka bërë me dije se gjatë këtyre 6 muajve të parë të vitit, janë shënuar 133 të vdekur nga aksidentet rrugore.
Kurse në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike, Burgaj ka raportuar se në 6-muaj, departamenti i krimeve të rënda ka zbatuar planin kundër drogës, trafiqeve e antiterrorizmit.
Janë asgjësuar 3740 lëndë bimë narkotike. Janë zbuluar 264 vepra penale në fushën e lëndëve narkotike, janë arrestuar 30 grupe penale të shpërndarjes së drogave dhe janë kryer 17 operacione ndërkombëtare, e 62 operacione detare, pohoi ai.
Ai ka vlerësuar ndërkaq edhe vendosjen e sistemit të identifikimit dhe kontrollit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar, duke pohuar se 164 të kërkuar janë kapur përmes tij.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")