E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Burgimi i Thaçit të marrë fund”, Rama reagon pas deklaratës së Grenell: Është njollë e Hagës…

“Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.”

Ka qenë kjo një pjesë e deklaratës të së dërguarit presidencial të SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell teksa ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë reagim, Kryeministri Rama e ka rishpërndarë në rrjetin e tij social “X”, krahas së cilit ka shkruar se sa më shumë burgimi i Thaçit të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.

“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›