E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm, i është gjetur sërish një aparat celular në ambientet e burgut të Drenovës. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Armand Bajrami, ndërsa pritet të verifikohen rrethanat se si pajisja ka hyrë në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Haxhiu po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, pasi në fund të vitit 2024 Gjykata e Apelit e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si edhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut gjatë një ngjarjeje të ndodhur në Lushnjë në vitin 2017.

Laert Haxhiu njihet gjithashtu si një nga kundërshtarët e grupit kriminal të drejtuar dikur nga Aldo Bare në Lushnjë. Ndaj rastit të gjetjes së celularit pritet të kryhen hetime dhe verifikime të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›