E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka shpallur masën e parë madhore të qeverisë së tij, duke njoftuar heqjen e TVSH-së nga faturat e energjisë elektrike për familjet, me zbatim duke filluar nga muaji tetor.

Sipas qeverisë britanike, kjo masë pritet t’i kursejë një familjeje mesatare rreth 45 paund në vit. Financimi i saj do të sigurohet përmes anulimit të projektit për kartat digjitale të identitetit.

Vendimi ka hapur debat politik në Britani, ndërsa opozita ka kërkuar sqarime lidhur me ndikimin e kësaj mase në buxhetin e shtetit dhe mënyrën e mbulimit të kostove.

Burnham prezantoi gjithashtu kabinetin e ri qeveritar. John Healey do të drejtojë Ministrinë e Financave, Ed Miliband është emëruar ministër i Jashtëm, ndërsa Wes Streeting do të mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes.

Qeveria e re ka bërë të ditur se prioritetet e saj do të jenë ulja e kostos së jetesës, reforma në sistemin shëndetësor dhe përmirësimi i kujdesit social.r.b

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›