E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burns udhëton drejt Kajros, diskutime me qeverinë tranzitore

Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara është nisur për në Kajro të dielën për të diskutuar me liderët e qeverisë kalimtare.

Zëvendës-Sekretari i Shtetit William Burns do të qëndrojë në Egjipti nga e diela deri të martën, njoftoi departamenti i shtetit, duke shtuar se ai do të nënvizojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për popullin e Egjiptit.

Në një deklaratë të shkurtër për medie, Departamenti i Shtetit sqaroi se Burns do të takohet zyrtarët e qeverisë së përkohshme, sikur edhe me shoqërinë civile dhe afaristë.

Në të gjitha këto takime, ai do të përcjell mbështetjen e SHBA-së për popullin e Egjiptit, që ti jepet fund dhunës, dhe një fazë kalimtare që duhet të çojë drejt zgjedhjes së një qeverie civile demokratike, thuhet në njoftimin e departamentit të shtetit.

Burns është zyrtari i parë i lartë amerikan që viziton Egjiptin, prej përmbysjes së presidentit islamist Mohamed Morsi.

Vizita e tij vjen pak orë pasi kryeministri i qeverisë së përkohshme të Egjiptit, Hazel al-Beblavi iu kthye bisedimeve për të formuar kabinetin e tij qeveritar, 11 ditë pasi Morsin e largoi ushtria nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›