E Diel, 1 Nëntor 2026

Burra, dëshironi të jetoni gjatë? Bëni seks sa më shumë të mundeni

ROME-Një jetë seksuale intensive rrit testosteronin dhe ky hormon ndikon në të gjitha parametrat e shëndetit të njeriut.

Këto janë lajmet më të reja për shëndetin e meshkujve. Të bësh shumë seks, të kesh një jetë seksuale të kënaqshme, rrit nivelin e hormoneve tek mashkulli, testosteronin. Rritja e nivelit të këtij hormoni shton dëshirën tek mashkulli si dhe ndikon në shëndetin e tij në përgjithësi pasi ndihmon në djegien e sheqernave në trup, rregullon metabolizmin, ul rezistencën e insulinës dhe të inflamacioneve të ndryshme në trup. Pra, një rreth kaq vicioz që mban nën kontroll shëndetin e mashkullit dhe sigurisht i fal jetëgjatësi.

Jeta seksuale e një mashkulli dhe shëndeti i tij ishin pjesë e një kërkimi studimor nga departamenti La Sapienza në Romë, ku u mor kampioni i 45 burrave në moshë të mesme. Kjo moshë është e prekur nga ipogonadismi, (rënie e prodhimit të hormoneve seksuale), një patologji që shkaktohet shpesh nga shfaqja e sindromës metabolike ose nga rezistenca e insulinës.

“Duke administruar kampionin e testosteronit zbuluam se aftësia e insulinës për të futur sheqernat në qeliza rritet. Gjithashtu përmirëson masën e dobët duke marrë nga pjesa e shëndoshë me yndyrna. Konkluzioni, testosteroni posedon efektet më të dobishme tek njeriu sesa kishim zbuluar ndonjëherë më parë”, thotë profesor Andrea Lenzi, Presidenti i Simas dhe drejtor i Katedrës së Endokrinologjisë, Universiteti i Romës.

Nëse e keni të ulët testosteronin cfarë rrezikoni
Niveli i ulët i testosteronit, këtij hormoni të meshkujve ndikon në epshin e mashkullit, në muskulaturën e trupit e deri në densitetin e kockës.
Ipogonadismi është pikërisht mangësia e testosteronit që mund të shkaktojë patologji kronike si, sëmundjet kardiovaskulare, diabet, obezitet, sindroma metabolike dhe deri Alzheimer.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›