E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrat që dhunojnë gratë dhe fëmijët, gjykata jep dënime fare modeste

dhuna-ne-familje-10—-Nga Arisa Liço—

Tiranë- Vetëm pak ditë më parë kryeqyteti u trondit nga dy krime brenda famljes, ku dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre edhe pse kishin guxuar të denonconin dhe të kërkonin urdhër mbrojtje për shkak të dhunës së vazhdueshme. Nga mijëra denoncime që bëhen nga gratë e dhunuara vetëm fare pak përfundojnë në gjykatë. Por edhe në këto pak raste, masat e dënimit të dhëna nga gjykata janë shumë modeste.

Më datën 10.11.2012 shtetasja A.Ç, ka denoncuar bashkëshortin pasi, në gjendje të deshur kishte dhunuar atë dhe fëmijët si dhe kishte tentuar të thyente orenditë e shtëpisë.

Edhe më parë, për shkak te nje gjendje te tille familjare, gjykata mbi kerkesen e gruas kishte caktuar edhe nje urdher mbrojtje per te, por siç kane deklaruar familjaret, pas leshimit te urdherit te mbrojtjes, i pandehuri ishte qetesuar perkohesisht.

Por gjykata e ka dënuar atë më vetëm dy muaj burg, pasi ka arsyetuar se ai ishte penduar për atë që kishte bërë.

Por ky proces gjyqësor ka edhe një aspekt, që mund të ndikojë në fatin e jetës të së dëmtuarës. Që nga data e rregjistrimit në gjykatë procesi ka zgjatur 8 seanca, për rreth katër muaj, duke u shtyrë vazhdimisht dhe nga 58 ditë që është mesatarja e kjohëzgjatjes së këtij procesi, të shkojë në 127 ditë, duke rritur mundësinë që i pandehuri të mund të marrë jetën e bashëshortes së tij. Ashtu siç ndodhi edhe me një prej grave të vrarë në Tiranë, e cila kishte këkruar urdhër mbrojtjeje dhe kishte denoncuar në polici.

Po kështu, shtetasi E.Gj që jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijë të mitur, me datë 24.12.2012 rreth orës 23.00, është kthyer në banesën e tij në gjendje të dehur dhe për këtë shkak se bashkëshortja e tij ka nisur të debatojë, ai nuk i ka pranuar vërejtjet e saj dhe ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, teksa i ka marrë edhe telefonin dhe nuk e ka lejuar të komunikojë me policinë apo persona të tjerë.

Të nesërmen ajo ka komunikuar me vëllanë e saj si dhe ka paraqitur kallëzim penal.

Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme për shkak se është përdorues alkooli. Madje e dëmtuara i është drejtuar edhe Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr. 2731 datë 21.03.2012 ka vendosur të lëshojë një urdhër mbrojtjeje për duke e detyruar të pandehurin të mos kërcënojë bashkëshorten e tij dhe fëmijët, madje edhe të mos i afrohet në një distancë prej 5 metra.

Në këtë rast, gjykata ka çmuar se efekti parandalues dhe rehabilitimi i të andehurit realizohet me efikasitet më të lartë nqs ai pandehuri mbahet nën mbikqyrjen e shërbimit të provës për një periudhë kohe, pasi edhe koha që ka qëndruar në paraburgim ka ndikuar për ndëshkimin e të pandehurit, ndaj e ka dënuar atë për një periudhë prove prej 2 (dy) vjet të mos kryejë vepër tjetër penale, të heqë dorë nga përdorimi i alkoolit apo lëndëve narkotike, të kryejë një veprimtari profesionale si edhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›