Burrel, Rama me luhatje tensioni, mjekët e trajtojnë me serum
BURREL - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori një trajtim shëndetësor, serum, sot në spitalin e qytetit të Burrelit, për shkak të luhatjeve të tensionit, rrugës për atje. Pas stabilizimit të gjendjes, ai doli nga spitali dhe zhvilloi takimin e planifikuar me mjekët në kuadër të Programit të shëndetësisë.
Shqetësimet nisën gjatë udhëtimit, në automjetin me të cilin Rama po udhëtonte. Lajmi u konfirmua për “A1 Report” nga deputeti i PS-së, Qemal Minxhozi. Kryetari i PS-së ishte nisur për në Burrel, në vazhdën e takimeve të tij për të prezantimin e Programit të Partisë Socialiste.
PARTIA SOCIALISTE SQARON NGJARJEN
Pasi mediat e kanë publikuar lajmin në fjalë, Partia Socialiste ka sqaruar se Kryetari i PS-së ka qënë sot në Burrel, për të zhvilluar një takim të planifikuar me mjekët e spitalit të këtij qyteti, në kuadër të javës së shëndetësisë.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i PS-së ka pasur luhatje tensioni dhe, pas një trajtimi të shkurtër me serum, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Këtë e ka konfirmuar mjeku Hasan Ceni i spitalit të Burrelit.
(Lajm i përditësuar)
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)