Bush-Putin diskutojnë në Pekin mbi luftimet në Oseti
Presidenti Bush dhe kryeministri rus Vladimir Putin diskutuan rreth konfliktit në rajonin separatist të Osetisë Jugore.
Ata
u takuan sot gjatë pjesëmarrjes në cereminitë e Lojrave Olimpike të Pekinit. Hollësitë
e bisedimeve mes tyre nuk u bënë publike por një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë
ritheksoi përkrahjen amerikane për tërësinë territoriale të Gjeorgjisë dhe bëri
thirrje për t'i dhënë fund menjëherë luftimeve.