E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, apel Ballkanit: Njihni shtetin e ri

Shtetet e Ballkanit qe nuk e kane njohur ende Kosoven si shteti i pavarur dhe sovran, ta bejne kete sa me shpejt, sikunder shume shtete te tjera te botes. Apeli ka ardhur dje nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara, George Bush. Ai deklaroi se njohja e pavaresise se Kosoves eshte gjeja me e mire per rajonin e trazuar te Ballkanit. Po ashtu, Presidenti Bush shfaqi shpresen se Serbia me ne fund do t'i ndihmoje Kosoves qe te kete sukses.

Ne nje interviste per televizionin shteteror kroat, Presidenti amerikan ka pohuar se e ka mbeshtetur pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves, sepse mendon se "eshte gjeja me e mire per rajonin dhe me siguri do te coje drejt paqes". "Shpresa ime eshte se Qeveria e Serbise do te shohe se serbet ne Kosove po trajtohen me respekt, se te drejtat e tyre si minoritet po respektohen dhe se ne fund, ajo do ta ndihmoje Kosoven qe te kete sukses, ne vend te perpjekjeve per ta penguar ate sukses", ka thene Presidenti Bush.

"Kosova perbene aktin e fundit te shperberjes se ish Jugosllavise", tha Presidenti amerikan, duke shtuar se kishte mbeshtetur pavaresine e Kosoves, sepse besonte ne lirine dhe ne te drejten e cdo njeriu qe ia jape Perendia. "Une i admiroje vendet qe luftojne per demokraci. Edhe ne vendin tone, ne kemi pasur te njejtin problem, per me shume se 100 vjet ne kemi mbajtur skllever dhe sklleverit ishin ata qe u bene qendrese e lirise dhe demokracise", ka thene Bush, duke perkujtuar se edhe te paret e Sekretares se Shtetit, Condoleezza Rice ishin skllever.

Bush urdheroi furnizimin e Kosoves me arme

Presidenti amerikan i beri komentet e mesiperme, ne prag te vizites se tij ne Kroaci. Shtetet e Bashkuara jane nder vendet e para qe njohen pavaresine e Kosoves. Javen e kaluar, Presidenti George Bush autorizoi furnizimin e Kosoves me armatim. Ne nje memorandum derguar Departamentit te Shtetit, Bush tha se "ne kete menyre, furnizimi me artikuj mbrojtes dhe sherbime mbrojtese per Kosoven do ta forcoje sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe do te promovoje paqe boterore".

Shtepia e Bardhe tha se hapi i presidentit Bush do t'i forcoje raportet e sigurise se Shteteve te Bashkuara me Kosoven, do ta promovoje sigurine dhe stabilitetin ne gjithe Ballkanin dhe do ta permiresoje kapacitetin e Kosoves per te marre pjese ne aktivitete paqeruajtese, do te ndihmoje ne luftimin e terroristeve dhe t'i menaxhoje situatat emergjente humanitare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›