E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, asnje zemerim ndaj aktit te gazetarit

Presidenti amerikan Xhorxh Bush nuk ka ndjenja zemerimi ndaj gazetarit irakian, qe e qelloi me kepuce gjate konferences se shtypit ne Bagdad. Kete e deklaroi zedhenesja e Bush, Dana Berino.

Perino tha se Bush besonte se sistemi irakian i drejtesise do te vendoste ndeshkimin e duhur per sulmin ndaj tij.

Presidenti nuk pesoi asnje demtim per shkak te reflekseve te mira, kur Muntadar al-Zaidi i dha “puthjen e lamtumires”.

Nderkaq, ushtria irakiane i pergenjeshtroi deklaratat e vellait te gazetarit te bera per BBC-ne se ai ishte keqtrajtuar dhe rrahur gjate qendrimit ne burg, si dhe kishte thyer nje krah, disa kocka dhe kishte gjakrrjedhje te brendshme.

Sipas nje zedhenesi te Keshillit te Larte Juridik te vendit, gazetari do te gjykohet per tentative vrasjeje dhe mund te denohet me 15 vjet burg.

Nderkaq, ofertat ne vendet arabe per te blere kepucet qe u hodhen ndaj Bush, kane arritur deri ne 10 milione dollare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›