E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush promovon librin ne Youtube

Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush rishfaqet ne publik pas nje periudhe relativisht te gjate heshtjeje qe ka perkuar me debatet e shumta mes republikaneve dhe demokrateve per nje sere reformash te ndermarra nga administrata Obama.

Presidenti Bush ka zgjedhur Youtube per te reklamuar librin e tij Decision Point qe pritet te dale me 9 nentor te ketij viti.

Ne videon 3 minuteshe ish-presidenti deklaron se libri eshte nje tentative per te njohur lexuesin shkurtimisht me disa vendime te ndermarra prej tij gjate kohes kur ishte ne krye te Shtepise se Bardhe si dhe motivet qe e kane shtyre ne marrjen e atyre vendimeve.

Sipas mesazhit ne video Bush gjithashtu shprehet se ne liber gjenden edhe reflektimet mbi vendimet e tij te drejta dhe te gabuara.

Reflektoj se cfare kam bere ne menyren e duhur ku kam gabuar dhe se cfare do te ndryshoja po te kisha nje shans te dyte shprehet ish-presidenti Bush.

Me kete liber presidenti Bush kerkon ndoshta te ece ne gjurmet e paraardhesit te tij Bill Klinton i cili me botimin e My Life arketoi miliona dollare dhe rritje te ndjeshme popullariteti ne SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›