Bush, thirrje rusve për t u tërhequr nga Gjeorgjia
Autori i Lajmit: red.
Presidenti Xhorxh Bush shprehu shqetësim se Rusia mund të jetë duke shkelur armëpushimin në Gjeorgji. Presidenti tha në Shtëpinë e Bardhë se kishte folur në telefon me presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili si dhe me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, i cili është angazhuar në përpjekjet e paqes mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Presidenti Bush njoftoi se Sekretarja Amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs do të shkojë në Francë për t u takuar me zotin Sarkozy, dhe pastaj do të shkojë në Gjeorgji për të vazhduar përpjekjet, siç u shpreh presidenti, për të siguruar mbështetjen e botës së lirë në mbrojtje të një Gjeorgjie të lirë. Presidenti amerikan tha se pret që Rusia të përmbushë angazhimin e saj për të ndalur të gjitha operacionet ushtarake në Gjeorgji. Bush tha gjithashtu se pret që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj, që kanë hyrë në Gjeorgji gjatë ditëve të fundit. Sipas njoftimeve, dje një autokolonë e ushtrisë ruse hyri në brendësi të territorit gjeorgjian duke lëvizur drejt Tbilisit. Shtetet e Bashkuara bën thirrje për një takim urgjent të ministrave të jashtëm të Natos për të diskutuar krizën në Gjeorgji. Aleanca e Natos tha se takimi mund të zhvillohet në fillim të javës dhe se Rusia nuk do të marrë pjesë në statusin e saj si vëzhguese. Ndërkaq, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, që po takohen në Bruksel duken pranë arritjes së një marreveshjeje për të dërguar vëzhgues armëpushimi në Gjeorgji.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008