Bushati: Bilanci i qeverisë Berisha 2, dy të kërkuar nga drejtësia dhe tre nga populli opozitar

Tiranë, 10 shtator NOA Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati ka dalë në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ku ka bërë publike bilancin e zyrtarëve të kërkuar nga drejtësia dhe populli opozitar, të qeverisë Berisha 2.
Sali Berisha pagëzoi qeverinë e vazhdimësisë së punëve të këqija që strehon dy të kërkuar nga drejtësia dhe tre të kërkuar nga populli opozitar.
Në të njëjtën kohë ai dezinformoi opinionin publik në lidhje me kërkesat legjitime të opozitës që kushtëzojnë marrëdhëniet tonë me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet e dala prej tij.
Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshihet më kokëfortësi pas gjoja procedurave ligjore dhe parimit të ndarjes së pushtetit për mos hapjen e kutive të dyshuara të 28 qershorit, pasi opozita nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë, por respektimin e një detyrimi kushtetues, ligjor e moral që qëndron në themel të sistemit të demokracisë dhe lirisë që është: transparenca e plotë për votën e sovranit deklaroi Bushati.
Qeveria nuk mund të garantojë luftë kundër krimit të organizuar për sa kohë bashkëpunoi me krimin në zgjedhjet e 28 qershorit dhe nuk pranon hetimin e të vërtetës në lidhje me përdorimin e të burgosurve në shërbim të fushatës së saj zgjedhore.
Shqipëria e sapo anëtarësuar në NATO dhe që troket në dyert e BE-së nuk mund të prodhojë qeverisje legjitime që lind nga një vullnet i deformuar zgjedhor dhe nga përcaktimi i sinorëve të pushtetit mes krushqve qeverisës. Sot, opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të lirisë së votës së cenuar dhe do të luftojë me çdo mjet demokratik në mbrojtje të saj përfundoi Bushati.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Edvini - Vetëm tre? |10/09/2009 10:02:08 Është thjesht fyerje për qeverinë e PD (mbase edhe për LSI-në) që ngaministrat e shpallur vetëm tre prej tyre janë në kërkim nga
"populli" opozitar. Ata që nuk janë "wanted" për atë farë
"populli" nuk e meritojnë të jenë pjesë e qeverisë, prandaj ose
duhet t'i vihen punës e të përkushtohen për t'u bërë edhe ata "të
kërkuar" si tre të tjerët, ose duhet të japin dorëheqjen e t'u lirojnë
vendin të tjerëve "wanted" nga ai që çuni i Sulës i paska thënë
"popull opozitar". Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/7164-bushati-bilanci-i-qeverise-berisha-2-dy-te-kerkuar-nga-drejtesia-dhe-tre-nga-populli-opozitar';var JOSC_autopublish='1';