E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Brukseli, mbështetje përrrugën drejt integrimit europian

TIRANE- Pas takimeve në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur mbështetjen e ofruar në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", ministri Bushati, vlerëson mbështetjen e drejtuesve të institucioneve vendimmarrëse në Bruksel për rrugën drejt integrimit drejt BE dhe rolin e vendit tonë në NATO.

"Mbështetje për rrugën në BE dhe rolin tonë në NATO nga të gjithë drejtuesit e institucioneve vendimmarrëse në Bruksel! Flm për vlerësimin!", shkruan ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›